Fotot erotike të profesoreshës “çmendin” shkollën

Life style

Fotot erotike të profesoreshës “çmendin” shkollën

Më: 2 mars 2015 Në ora: 11:42

Në liceun “Duca degli Abruzzi”, në Trevizo të Italisë, ka ditë që nuk flitet për tjetër gjë; thuajse të gjitha bisedat zhvillohen rreth një profesoreshe.
Fotot nudo të saj kanë përfunduar në një faqe erotike dhe kanë mbërritur deri tek nxënësit e kolegët. Ajo shfaqet e mbuluar vetëm nga tatuazhet që i zbukurojnë trupin. E nxjerrin aq sensuale saqë më shumë se për skandalin po flitet me admirim për hiret e saj.

Drejtuesve të shkollës nuk u ka pëlqyer shumë ky fakt, por ende nuk kanë marrë ndonjë vendim. Ndërsa, në orën e fundit të leksionit të së shtunës, jashtë klasës së saj kishte një radhë të madhe nxënësish.

E megjithëse të gjithë flasin për të, ajo ende nuk e di që fotot kanë përfunduar edhe në smartphone –t, talbetët e kompjuterat e nxënësve dhe kolegëve të saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat