Horoskopi 2 mars 2015

Life style

Horoskopi 2 mars 2015

Më: 2 mars 2015 Në ora: 07:35

Dashi

Jo çdo gjë do të jetë ashtu si mendohej sot, megjithatë me pak durim mund të arrini ta kaloni ditën pa debate serioze. Nuk duhet të tregoheni me aq kokëfortë, por të toleroni herë pas here.

Demi

Asgjë e rëndësishme për t’u veçuar nuk do të ndodhë sot në jetën tuaj në çift. Atmosfera do të jetë e qetë dhe komunikimi i mirë. Beqarët do jenë shumë sentimentalistë.

Binjakët

Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me debate të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Pjesa më e madhe e debateve do lidhen me xhelozinë.

Gaforrja

Do t’i qëndroni jashtëzakonisht shumë besnik atij që keni në krah sot edhe pse dikush do mundohet me çdo mënyrë t’iu tërheqë pas vetes. Ndjenjat për partnerin janë më të forta se sa edhe ju vetë mendonit.

Luani

Jeta në çift do të jetë po aq emocionuese dhe e bukur sa në fillimet e lidhjes suaj. Do dashuroheni pa dorashka dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Beqarët do të gjejnë personin që aq shumë kanë ëndërruar.

Virgjëresha

Nëse kohët e fundit jeni ndier të pasigurtë në lidhjen tuaj dhe keni pasur dyshime për partnerin, sot gjithçka do qartësohet dhe do ndiheni më mirë. Beqarët do të kenë mundësi vetëm për flirtime apo për aventura kalimtare.

Peshorja

Dëgjojeni me kujdes partnerin tuaj sot e më pas diskutoni për ato që ju pëlqejnë dhe ato që nuk mund t’i pranoni. Bashkëpunimi është thelbësor për ecurinë e një lidhjeje. Beqarët sërish do të ngelen vetëm.

Akrepi

Venusi do jetë aleati juaj më i fortë në planin sentimental. Do të dini si ta mbani pas vetes partnerin tuaj dhe do kaloni momente të lumtura me të. Beqarët do të kenë një ditë të mbushur me disa takime mbresëlënëse.

Shigjetari

Do të keni probleme serioze në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Për disa mund të ketë ndarje, ndërsa për disa të tjerë do fillojë një periudhë e vështirë. Beqaret do të jenë në humor dhe të gatshëm për të filluar njohje të reja.

Bricjapi

Ditë rutine do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe dashurohuni si ta ndieni. Beqarët nuk do t’i pëlqejnë shumë personat që do mundohen t’i bëjnë për vete dhe do mbyllen në vetvete.

Ujori

Sot do t’i jepni fund rutinës dhe do të mendoni si të bëni të ardhmen më emocionuese. Do flisni hapur dhe do bashkëpunoni me partnerin. Beqarët do të kenë takime, por asnjëri nuk do të bëhet rast konkret për lidhje.

Peshqit

Mos e teproni me xhelozinë në çift gjatë kësaj dite, sepse mund të keni probleme shumë serioze me partnerin. Beqarët nuk do të kenë takimet e menduara dhe kjo do t’i mërzisë së tepërmi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat