Gara “Runatolia”, gratë e vajzat vrapuan me taka të larta 7 cm

Life style

Gara “Runatolia”, gratë e vajzat vrapuan me taka të larta 7 cm

Më: 2 mars 2015 Në ora: 00:32

ANTALYA – Në qytetin turk Antalya, është mbajtur gara ndërkombëtare “Runatolia”, në të cilin pjesëmarrëset garojnë me taka të larta, raporton Anadolu Agency (AA).

Në konkursin e këtij viti ishin 21 pjesëmarrëse të regjistruara. Ata vrapuan me taka të larta shtatë centimetra dhe të gjerë 1,5 centimetra.

Pjesëmarrëset vrapuan në një pistë me gjatësi 100 metra, ndërsa disa prej tyre hasën probleme në mbajtjen e ekujlibrit për shkak të takave të larta dhe u rrëzonin, por asnjëra nuk u mori lëndime të rënda.

Aysen Ozkul arriti e para në finish dhe si shpërblim fitoi 2.000 lira turke, ndërsa Durdu Ekinçi dhe Cisem Melek morën vendin e dytë dhe të tretë, dhe fituan 1.500 dhe 1.000 lira turke.

Pas garës me taka të larta, pasoi maratona “e vërtetë”, në të cilën morrën pjesë 2.118 persona. Në fund të maratonës, pjesëmarrësve u ndanë çmime të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat