Vajza afgane vesh mburojë metali kundër ngacmimeve seksuale

Life style

Vajza afgane vesh mburojë metali kundër ngacmimeve seksuale

Më: 1 mars 2015 Në ora: 18:38

Një aktiviste 25-vjeçare e quajtur Kubra Khademi doli nëpër Kabul të Afganistanit e veshur me një mburojë metali, si një formë proteste kundër ngacmimeve seksuale.

Artistja 25-vjeçare, thotë se ngacmimet në publik janë një përvojë e përditshme për vajzat. Vajza, anëtare e Organizatës së të Drejtave të Njeriut, e lindur në Iran por me origjinë afgane, ka kërkuar që të rrisë ndërgjegjësimin kundër meshkujve që ngacmojnë femrat në rrugë.

Ngacmimet seksuale në rrugë janë ende një pengesë e madhe për punësimin e grave dhe për pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. Në momentet që ato u janë drejtuar policisë për ndihmë, kanë marrë kërcënime serioze për jetën. Edhe pse ka pasur përparime në qasjen e vajzave në arsimin bazë dhe pjesëmarrje më të madhe të grave në Parlamentin afgane, ngacmimi seksual i rrugës mbetet ende një shqetësim”, tha vajza.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat