Horoskopi 1 mars 2015

Life style

Horoskopi 1 mars 2015

Më: 1 mars 2015 Në ora: 08:06

DASHI 21/3 - 20/4

Jo çdo gjë do të jetë ashtu si mendohej sot, megjithatë me pak durim mund të arrini ta kaloni ditën pa debate serioze. Nuk duhet të tregoheni me aq kokëfortë, por të toleroni herë pas here.

DEMI 21/4 - 21/5

Asgjë e rëndësishme për t’u veçuar nuk do të ndodhë sot në jetën tuaj në çift. Atmosfera do të jetë e qetë dhe komunikimi i mirë. Beqarët do jenë shumë sentimentalistë.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me debate të forta kjo e sotmja për të dashuruarit. Pjesa më e madhe e debateve do lidhen me xhelozinë.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Do t’i qëndroni jashtëzakonisht shumë besnik atij që keni në krah sot edhe pse dikush do mundohet me çdo mënyrë t’iu tërheqë pas vetes. Ndjenjat për partnerin janë më të forta se sa edhe ju vetë mendonit.

LUANI 23/7 - 21/8

Jeta në çift do të jetë po aq emocionuese dhe e bukur sa në fillimet e lidhjes suaj. Do dashuroheni pa dorashka dhe do i shprehni me tepër ndjenjat.

VIRGJERESHΑ 22/8 - 23/9

Nëse kohët e fundit jeni ndier të pasigurtë në lidhjen tuaj dhe keni pasur dyshime për partnerin, sot gjithçka do qartësohet dhe do ndiheni më mirë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Dëgjojeni me kujdes partnerin tuaj sot e më pas diskutoni për ato që ju pëlqejnë dhe ato që nuk mund t’i pranoni. Bashkëpunimi është thelbësor për ecurinë e një lidhjeje. Beqarët sërish do të ngelen vetëm.

AKREPI 24/10 - 22/11

Venusi do jetë aleati juaj më i fortë në planin sentimental. Do të dini si ta mbani pas vetes partnerin tuaj dhe do kaloni momente të lumtura me të. Beqarët do të kenë një ditë të mbushur me disa takime mbresëlënëse.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Do të keni probleme serioze në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Për disa mund të ketë ndarje, ndërsa për disa të tjerë do fillojë një periudhë e vështirë.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Ditë rutine do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe dashurohuni si ta ndieni. Beqarët nuk do t’i pëlqejnë shumë personat që do mundohen t’i bëjnë për vete dhe do mbyllen në vetvete.

UJORI 21/1 - 19/2

Sot do t’i jepni fund rutinës dhe do të mendoni si të bëni të ardhmen më emocionuese. Do flisni hapur dhe do bashkëpunoni me partnerin.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Mos e teproni me xhelozinë në çift gjatë kësaj dite, sepse mund të keni probleme shumë serioze me partnerin. Beqarët nuk do të kenë takimet e menduara dhe kjo do t’i mërzisë së tepërmi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat