Ky është dhuruesi më i madh i spermës në Britani. Ai ka 55 fëmijë gjithsej dhe është akoma në pritje të të tjerëve

Life style

Ky është dhuruesi më i madh i spermës në Britani. Ai ka 55 fëmijë gjithsej dhe është akoma në pritje të të tjerëve

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 22:06

Një 42-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e medieve në Britaninë e Madhe e më gjerë për një akt bamirësie, duke dhuruar spermën e tij për 32 gra.

Declan Rooneye e cilëson veten si dhuruesin më të suksesshëm në Britani. Ai u ka dhuruar 32 grave materialin e tij gjenetik, ndërkohë që 15 të tjera janë në pritje për të mësuar nëse fekondimi ka shkuar ashtu siç duhet apo jo.

Rooneye ka qenë i martuar tre herë dhe ka 6 fëmijë të ligjshëm, ndërsa si dhurues ai ka 49 fëmijë.

Deri para një jave askush nuk e dinte identitetin e tij, por thuajse të gjithë kishin dëgjuar për të.

“Këtë gjë e bëj për bamirësi. Më pëlqen që të ndihmoj njerëzit. Nuk është e jashtëligjshme ajo që bëj”, ka thënë burri në një prononcim për britaniken “Daily Mail”.

Por, altruizmi i Declan Rooneye është në kundërshtim me ligjin në Britani, i cili përcakton qartë se një person nuk mund ta dhurojë spermën e tij në më shumë se 10 herë.

Ai është me profesion programues dhe përdor faqen e tij të “Facebook” për të gjetur klientë, që mund të jenë gra të vetme, lesbike apo çifte që nuk lindin dot fëmijë.

Studiuesit e fondacionit ‘Human Fertilisation and Embryology Authority’, thonë se sjellja e Rooneye është e rrezikshme, sepse të jesh dhurues i shpeshtë në një zonë të vogël, në të ardhmen mund të shkaktojë formimin e familjeve mes vëllezërve dhe motrave, që nuk e dinë se janë të tillë.

Sipas tyre, bashkimi i çifteve me të njëjtin gjak mund të shkaktojë sëmundje serioze gjenetike.

Çështja ka provokuar shumë polemika, sepse që prej marsit të kaluar, burri menaxhon një faqe në internet, ku reklamon dhurimin e spermës për gratë e vetme, lezbiket dhe çiftet në kërkim të një fëmije.

Ai deklaron se ka marrë mbi 5 mijë e-maile, që kur ka hapur faqen në internet. Burri e sheh ‘punën’ e tij si një mision.

Ndaj tij kanë nisur hetimet dhe sipas medieve britanike shumë shpejt ndaj tij mund të merren masa, për të parandaluar këtë fenomen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat