Çiftet që udhëtojnë shumë, kanë jetë më të pasur seksuale

Life style

Çiftet që udhëtojnë shumë, kanë jetë më të pasur seksuale

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 18:59

Shoqata e Udhëtimeve në SHBA ka zbuluar në një sondazh që çiftet që udhëtojnë bashkë kanë një jetë seksuale më të mirë dhe më shumë romancë në marrëdhëniet e tyre sesa çiftet që nuk udhëtojnë bashkë.

Sondazhi është quajtur Travel Ignites Romance Executive Summary dhe statistikat janë shumë interesante.

Çiftet që udhëtojnë bashkë kanë marrëdhënie më të shëndetshme, më të lumtura, krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë, sipas sondazhit të shoqatës së udhëtimeve. Çiftet në një marrëdhënie romantike thonë që kur udhëtojnë bashkë janë më të lumtur, komunikojnë më shumë, e shijojnë më shumë romancën, kanë jetë seksuale më të mirë, shpenzojnë kohë cilësore dhe ndajnë të njëjtat qëllime dhe dëshira.

Sondazhi u bë për të kuptuar në ç’masë udhëtimet çlodhëse forconin marrëdhënien midis partnerëve.

Çfarë është “efekti i udhëtimeve”?
Travel Effect është iniciativa e Shoqatës së Udhëtimeve për të provuar përfitimet personale, sociale, ekonomike që sjellin pushimet dhe në biznes. Ata synojnë të bëjnë një zhvendosje kulturore në mënyrë që udhëtimet mos të shihen si luks, por si thelbësore për forcimin e familjes dhe përmirësimin e shëndetit, një investim biznesi me kthime të provuara dhe domosdoshmëri ekonomike.

Çfarë është “efekti udhëtim” në marrëdhëniet romantike?
Sondazhi tregon që udhëtim krijon një gamë të gjerë efektesh pozitive në marrëdhënie, shkruan revistaclass. Çiftet që udhëtojnë bashkë janë më marrëdhënie më romantike, intime dhe të balancuar dhe kanë jetë më të mirë seksuale sesa ata që nuk e bëjnë. Çiftet që udhëtojnë bashkë gjithashtu ndihen më afër. Çiftet që udhëtojnë bashkë ndihen më afër dhe raportojnë që janë bashkë si “miqtë e mirë”.

Kjo është një gjetje domethënëse duke qenë që kërkime të tjera kanë thënë që afërsia dhe miqësia është udhëheqësi numër një i kënaqësisë në çift.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat