Një letër për të gjithë prindërit

Life style

Një letër për të gjithë prindërit

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 15:27

Nëse doni më të mirën për fëmijët tuaj, unë jam përgjigjja. Nuk dua të mburrem, por unë jam një strategji evolucionare, që shumë krijesa e përdorin për t'u përgatiur për jetën. Qentë, majmunët, balenat, elefantët, tigrat - lista është e gjatë. Të gjithë ata më përdorin mua, Lojën...
Të dashur prindër,

Jam unë, Loja*. Kemi kohë që nuk kalojmë kohë së bashku dhe më mungoni!

Kur ishit fëmijë, ishim së bashku gjatë gjithë kohës: duke ngarë biçikleta, duke ndërtuar baza hënore me blloqe e duke luajtur me baltë. Ju kujtohet sesa herë ju thoshnin të mos luanit me fasule, pasi ato janë për t'u ngrënë? Ju kujtohet sa herë nëna ju bërtiste pasi e sillnit shtëpinë rrotull? Ju kujtohet sesa shumë kënaqeshim kur udhëtonim me makinë? Ishte mrekulli, derisa jepej urdhri nga sedilja e parë për të pushuar. Atëherë, gjithçka që donit të bënit ishte të qëndronit me mua. Ishin kohëra të bukura.

Megjithatë, nuk po ju shkruaj për të rijetuar kohërat e vjetra. Ju shkruaj për fëmijët tuaj. Nuk para i shoh shpesh ata...ata janë bërë të palëvizshëm. Nga ajo që dëgjoj, ditët e tyre janë të mbushura me aktivitete të rriturish, me kohë para ekranit dhe mësime të përshpejtuara.

E di që u doni më të mirën. Doni që ata të ecin përpara në jetë dhe të jenë gati për gjithçka që ju del përpara. Keni frikë se, nëse nuk i nxisni pak më tepër, ata "nuk do të jenë gati". Ndieni se duhet të mësojnë dhe se nuk kanë kohë për mikun tuaj të vjetër, Lojën. Ju ndiheni në presion për të bërë atë që duan të bëjnë edhe prindërit e tjerë. Nëse fëmijët e tjerë merren me shkollën, kërcimin, karatenë dhe gjuhën e huaj, do të ndiheshit një prind i keq nëse fëmija juaj e kalon kohën "thjesht duke luajtur".

E kuptoj Frikën dhe Presionin, por ato po bëhen të forta. Ju prisni gjëra nga fëmijët tuaj, të cilët nuk janë të përshtashme për zhvillimin e tyre. Prisni që ata të bëjnë disa gjëra në moshën 3 vjeç, të cilat ju nuk i keni bërë në moshën 5 ose 6 vjeç. A është e drejtë t'i shtyni fëmijët të bëjnë gjëra, për të cilat ata nuk janë gati mendërisht, emocionalisht ose fiziologjikisht?

E vërteta është se, nëse doni më të mirën për fëmijët tuaj, unë jam përgjigjja. Është detyra ime që t'i bëj ata gati për gjithçka që do t'u servirë jeta, t'i përgatis ata që t'ia dalin mbanë në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, t'i ndihmoj të mësohen të jenë kreativë, të ditur dhe të mirëpërshatur. Nuk dua të mburrem, por unë jam një strategji evolucionare, që shumë krijesa e përdorin për t'u përgatiur për jetën. Qentë, majmunët, balenat, elefantët, tigrat - lista është e gjatë. Të gjithë ata më përdorin mua, Lojën, si një strategji për të mbledhur informacion për mjedisin, për të zgjedhur dhe klasifikuar objektet dhe idetë, për të zhvilluar aftësitë sociale, për të mësuar sesi të vetërregullohen dhe shumë gjëra të tjera.

Nuk është vetëm fjala ime, por ka shumë kërkime dhe fakte që tregojnë se Të mësuarit përmes Lojës është një zgjidhje më e mirë për fëmijët e vegjël, sesa kompjuterat, videot, letrat me ngjyra dhe kushtet akademike të udhëhequra nga të rriturit. Kërkoni për to kur t'ju jepet rasti.

Tani po kërkoj nga ju që të qetësoheni paksa. Lerini fëmijët tuaj të luajnë dhe ta shijojnë fëmijërinë. Mos vraponi e mos i shtyni.

Meqë ra fjala, më dukeni të stresuar. Edhe ju mund të përdorni më tepër Lojë. Si thoni sikur ta bëni tani? Merrni një peshqir, lidheni në qafë dhe shihni sesi ende mund të fluturoni siç bënit kur ishit fëmijë.

Shpresoj t'ju shoh së shpejti ju dhe fëmijët tuaj!

Miku juaj,
Loja

*Nga një modul i terapisë me anë të lojës

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat