Donte buzë si Kylie Jenner, por rezultati ishte shokues

Life style

Donte buzë si Kylie Jenner, por rezultati ishte shokues

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 19:08

Një vajzë mori surprizën më të keqe në jetë kur rezultati i një produkti për zmadhim buzësh, të cilin e kishte blerë online, ishte njësoj sikur sapo kishte dalë nga ringu.

Brittany Forster, 24 vjeçe, nga Australia Perëndimore, bleu produktin ‘CandyLipz’ nga adresa në internet e kompanisë dhe provoi ta aplikonte vetë në buzë.

Pas dy minutash me dhimbje të tmerrshme ajo e hoqi produktin dhe u përball me rezultatin që e la me gojë hapur.

Buzët e saj nuk njiheshin më; plotësisht të ënjtura dhe të djegura nga produkti i përdorur. Vajza e re që jeton në Sidney provoi të frynte buzët me shpresën se do të ngjante me Kylie Jenner, motra e Kim Kardashian, por tashmë druhet se do të mbetet përgjithmonë me këtë pamje të tmerrshme.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat