Kjo video do t'iu bëjë të qani: Kush ka mirësi në ditët e sotme? (Video)

Life style

Kjo video do t'iu bëjë të qani: Kush ka mirësi në ditët e sotme? (Video)

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 19:15

Një eksperiment social i bërë nga disa djem të rinj është parë më shumë se tre milionë herë në Youtube vetëm për tre ditë.

Në këtë filmin tregohet një djalë në rrugë, i zhveshur në të ftohtë, në rrugët e Nju Jorkut teksa kërkon ndihmë. Njerëzit kalojnë dhe askush nuk e ndihmon për dy orë.

Por një gjë e jashtëzakonshme ndodh. Një i pastrehë tjetër vjen dhe i jep xhupin e tij dhe disa para djalit në nevojë.

Pas kësaj, djemtë që bëjnë eksperimentin social e takojnë burrin dhe i tregojnë se çdo gjë ishte e sajuar për të parë se kush është i gatshëm të ndihmojë.

Ata i kanë dhënë para teksa burri është mallëngjyer dhe i ka përqafuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat