5 mënyra të thjeshta për t’u bërë më tërheqës

Life style

5 mënyra të thjeshta për t’u bërë më tërheqës

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 18:57

Të gjithë kemi një dëshirë të përbashkët: të jemi më shumë tërheqës. Por, qëllimi për të qenë më tërheqës varet nga njeriu në njeri. Cili është qëllimi juaj?

Për t’u bërë më tërheqës, ju vetëm duhet t’i ndiqni këto këshilla të thjeshta dhe do të befasoheni se si punojnë këto në mënyrë magjike!

1. Buzëqeshni
Të jesh i buzëqeshur gjatë gjithë kohës është hapi i parë. Kur ju buzëqeshni, ju dukeni më i shoqëruar dhe më i arritshëm. Njerëzit ndjehen komfort kur kanë punë me ty. Pa marrë parasysh se si ndjeheni përbrenda, buzëqeshni!

2. Mirëmbajeni mjekrën tuaj, dhe mos e hiqni atë me brisk!
Është e rëndësishme që të keni kujdes të shtuar për qimet e fytyrës tuaj. Meshkujt duhet ta rregullojnë vazhdimisht mjekrën e tyre me ndonjë makinë të rrojës, por pa e hequr atë. Nëse dëshironi mjekër më të gjatë, edhe më mirë, por me kujdes të shtuar. Femrat duhet t’u japin formë vetullave siç duhet.

3. Mbani flokët “tip-top”
Flokët tuaja janë si një kurorë për ju! Kështu që, kujdesuni për to. Një pamje e mirë është hapi i parë drejt tërheqjes. Bëni prerje flokësh më shpesh pasi është e rëndësishme edhe për shëndetin e flokëve tuaja. Është shumë e rëndësishme që t’i kushtoni kujdes pamjes, që të jeni tërheqës.

4. Vishni rroba të përshtatshme
Rrobat janë të rëndësishme gjithashtu. Njerëzit shpesh pëlqejnë të tjerët nëse vishen siç duhet. Pra, kujdes atë që vishni. Blini rroba që përshtaten me trupin tuaj. Rrobat e gjera apo të ngushta iu bëjnë të dukeni keq.

5. Mbani kontaktin me sy me njerëzit e tjerë
Kontakti me sy është shumë i rëndësishëm kur bisedoni me dikë. Nëse e mbani kontaktin me sy me dikë vazhdimisht, ai person do të ndjehet më i rëndësishëm dhe më i lumtur. Disa njerëz kanë turp që ta shikojnë dikë drejt në sy. Ky nuk është një problem i madh. Filloni kontaktin me sy me personat më të afërt njëherë, pastaj me të tjerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat