15 gjëra që çdo Peshk i kupton

Life style

15 gjëra që çdo Peshk i kupton

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 10:59

Kur njerëzit frikësohen sepse ti ndjen kaq…thellë. Në duart e gabuara, ky intensitet i tremb njerëzit dhe ti thjesht do t’i ndjekësh ata me emocionet e tua super të thella duke thënë “Më vjen keq, unë thjesht ju kam shuuuumë përzemër!”, por ata janë arratisur tashmë.

Kur u ke thënë po 40 njerëzve dhe tani punon tetë orë, pastron kopshtin e një mikeshe që ka ikur jashtë shtetit, kujdesesh për fëmijët, gatuan për një festë ditëlindjeje në të njëjtën ditë sepse nuk do të mërzisësh askënd.

Kur bie brenda me dikë, i ndërton një varkë dhe një kështjellë, i ble 14 pica dhe gjithashtu ca pako me mente. Dëgjoni, njerëz, Peshqit dashurojnë shumë.

Nuk mund të flasësh tani sepse je duke bërë një këngë mbi pikturën që vizatove për fiksimin tënd dhe po i bën këto ndërsa pjek ëmbëlsira ku ke vizatuar fytyrën e tij. Seriozisht, çfarë vepre artistike nuk e realizon dot? Oh, asnjë? Sepse i bën të gjitha! E di.

Miqtë të kërkojnë të shkosh fiks në kohë, por ti qesh me vete. Edhe kur je në orar, përsëri thua “Ç’kemi, erdha unë! Dhe shikoni, kam ardhur në kohë. Dhe, kjo nuk do të ndodhë më.”

Kur dikush të pyet për çfarë po mendon dhe ti nuk i jep dot një përgjigje të vetme. Shiko, më vjen keq, por unë kam kaq shumë mendime gjatë gjithë kohës!

Po të mbarojnë shtetet ku nuk ke shkuar. Hey, është gjithmonë Hëna.

Kur njerëzit çmenden me ty që nuk u kushton vëmendje kur të flasin. Nuk e ndaloj dot veten të mos zhdukem vazhdimisht në botët fantastike që kam brenda kokës sime!

Zhgënjimi i thellë kur sheh ujë, det, lumë… në televizor dhe nuk hidhesh dot brenda menjëherë. Pse teknologjia nuk e ka realizuar ende diçka të tillë?

Kur njerëzit mendojnë që ti nuk ke kurrë probleme sepse dukesh gjithmonë e lumtur, miqësore dhe e dashur. Dhe kur gjërat janë vërtet keq, të gjithë shokohen, gjë që është e çuditshme sepse dhe ti je njeri.

Çdo vendim që duhet të marrësh të vendos në një spirale ankthi. Edhe kur të pyesin çfarë do marrësh për drekë, të çojnë në një gjendje pavendosmërise, sepse po sikur të zgjedhësh pjatën e gabuar?!

Ti nuk e kupton pse të gjithë janë kaq të obsesionuar me bërjen e planeve. Nuk është e mundur që thjesht të bësh si të dalë?

Njerëzit të thonë të mos ndjesh më keqardhje për veten. Por ata vërtet nuk e kuptojnë, që është qejf ndonjëherë.

Ti je gjithë jetë dhe ide dhe ndonjëherë të tjerët duket sikur mërziten. “Pse nuk mund të jetë kushdo me humor dhe plot me ëndrra? Njerëzit duhet të ëndërrojnë më shumë”, është ajo që do thoje ti.

Njerëzit nuk e kuptojnë pse qan me reklamat me kotele të lumtura. Është sepse nuk mund t’i përkëdhelësh. Seriozisht, ti ndjen çdo gjë, gjatë gjithë kohës. Nuk ndryshon kurrë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat