Horoskopi, 26 shkurt 2015

Life style

Horoskopi, 26 shkurt 2015

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 07:49

DASHI 21/3 - 20/4

Do të hasni me një person këmbëngulës që nuk do të reagojë dhe kjo do të vërë në diskutim të ardhmen tuaj profesionale.

DEMI 21/4 - 21/5

Një provë profesionale do t’ju bëjë pak të pasigurt në vetvete. Në aspektin e ndjenjave do të jeni pak të zhgënjyer përballë partnerit.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Mënyra juaj e komunikimit në punë do të bindë edhe më skeptikët. Në punë një nismë e rëndësishme nuk do t’ju pengojë.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Gjërat do të shkojnë për mirë dhe do të ndiheni të karikuar me energji pozitive. Mbrëmjen do ta kaloni në prezencën e njeriut të zemrës.

LUANI 23/7 - 21/8

Do të keni pamje magjepse dhe do të dukeni bindës në portret. Në punë grinta juaj do të vlerësohet nga kolegët.

VIRGJE RESHΑ 22/8 - 23/9

Do të keni mundësi të përmbushni një ëndërr që keni kohë që e keni. Në aspektin e punës gjithçka shkon mirë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Duhet të kaloni një provë me të vërtetë të vështirë. Në punë duhet t’i qëndroni këmbëngulës parimeve tuaja dhe nuk duhet të ndikoheni.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do t’i ktheni të gjithë në favorin tuaj me shumë diplomaci. Në ambientin e punës mos i tregoni të gjithëve ambicjen tuaj.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Nuk duhet t’u besoni të gjithë personave që ju rrethojnë. Në punë me një sforcim të vogël do të arrini gjëra të mëdha.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Do të komplimentoheni për performacën tuaj në punë, por do t’ju sosë durimi për një çështje të caktuar. Në dashuri do të ndiheni komod.

UJORI 21/1 - 19/2

Në punë do të jeni të lirë dhe do të merrni parasysh instinktet tuaja. Në fushën e ndjenjave do të jeni pak në siklet për sjelljen tuaj.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Nuk duhet të nxitoheni në punë sepse do të rrezikoni gjithçka. Në dashuri do të kuptoni që partneri ka të drejtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat