5 shenja që ju bëjnë një të dashur posesive

Life style

5 shenja që ju bëjnë një të dashur posesive

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 00:28

Është shumë e vështirë që ta mbash për një kohë të gjatë një marrëdhënie në çift në ditët e sotme, kur njerëzit hasen me probleme të shumta çdo ditë dhe njëkohësisht partneri ka nevojë për vëmendjen tënde si dhe për lirinë e tij. Pa dashje, duke u përpjekur të jemi më të mirat, shpesh e ekzagjerojmë dhe shndërrohemi jo më në personin e zemrës, por në një person posesiv dhe që i zë frymën partnerit. Më poshtë po ju paraqesim 5 shenja që ju bëjnë të cilësoheni si të tilla. Jeni shumë kërkuese.

Mos i kërkoni partnerit tuaj çdo gjë deri në detaj. Nuk bëhet fjalë për mungesën e komunikimit mes jush, por edhe ta ekzagjeroni, duke dashur të keni dijeni edhe për detajet më të vogla, apo duke i kërkuar atij çdo gjë, mund të ndikojë negativisht në marrëdhënien tuaj.

Kërkoni të kaloni gjithmonë kohë me të. Nëse jeni gjatë gjithë kohës në praninë e njëri-tjetrit, privoheni nga e drejta e jetesës së jetëve tuaja personale dhe largoni nga vetja mundësinë e pasjes së një jete normale.

Jeni shumë xheloze. Xhelozia është shenjë që tregon për se ju e dashuroni partnerin tuaj, por ekzagjerimi dhe xhelozia me doza të tepruara është përherë e dëmshme dhe shndërrohet në arsyen kryesore të ndarjes së çiftit.

E telefonon gjatë gjithë kohës. Është tepër normale që duhet të komunikoni mes jush kur nuk jeni pranë njëri-tjetrit dhe për këtë ju duhet të përdorni celularin, por ta telefononi gjatë gjithë kohës dhe në shumë raste ta bëni këtë me qëllimin për ta kontrolluar, është vendimi me i keq që mund të keni marrë ndonjëherë.

Mendon keq për të kur nuk është me ty. Nëse sa herë që ai largohet nga ty, të shkon mendja se mund të jetë duke të të tradhtuar apo duke kryer një veprim të gabuar, atëherë, vajza të dashura, përfundimisht jeni kthyer në të dashurat tipike posesive dhe keni nevojë urgjente për ndryshimin e kësaj mënyrë të të sjellurit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat