Danimarka nuk lejon emrin SUPERHERO, por NINJA është në rregull

Life style

Danimarka nuk lejon emrin SUPERHERO, por NINJA është në rregull

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:04

Një burrë danez është mërzitur shumë pasi kërkonte të ndryshonte emrin e tij Benjamin në Superhero, por qeveria nuk e lejon ta bëjë këtë gjë pasi ky emër i duket i “papërshtatshëm”.

Benjamin Preisler Herbst, i cili është pronar i një dyqani lodrash në Danimarkë, donte të ndryshonte emrin pasi është një fans i madh i superheroit Batman. Por, kërkesa zyrtare e dërguar prej tij, nuk u pranua nga autoritetet.

Kjo gjë është e habitshme pasi e njëjta qeveri i ka hapur dritën jeshile emrave si NINJA apo Gandalf dhe Legolas (personazhë të Zotit të Unazave).

“E kuptoj që personat nën 18 vjeç duhen mbrojtur në mënyrë që prindërit mos t’i vënë emra qesharakë, por mendoj se të rriturit duhet të jenë në gjendje të zgjedhin emrin që duan. Besoj se do ishte bukur për të gjithë që unë ta kisha emrin Superhero. Të gjithë i kanë qejf superheronjtë”, thotë 26-vjeçari.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat