Këshilla për një histori dashurie të qëndrueshme

Life style

Këshilla për një histori dashurie të qëndrueshme

Më: 31 janar 2015 Në ora: 13:44

Shmangni gjykimet, jini të hapur për ndryshimet, dëgjoni me vëmendje dhe mos harroni se çdo marrëdhënie ka vështirësitë e saj. Durimi me veten dhe të tjerët, është një lloj instrumenti i cili mund të përmirësojë jetën, pa harruar se çdo histori dashurie ka nevojë për sinqeritet, besim dhe aftësi për të diskutuar…pa humbur busullën! Ja pesë këshilla për të “kultivuar” historinë tuaj të dashurisë.

Komunikojini me qartësi nevojat tuaja
Të shpjeguarit e atyre gjërave që keni nevojë nuk është egoizëm, përkundrazi, kjo gjë nuk do t’ju bëjë mirë vetëm për veten tuaj, por edhe për mbijetesën e çiftit. Arsyetimi se “kush më do vërtet, herët a vonë do t’i kuptojë nevojat e mia”, është thellësisht i gabuar. Ndaj merrni përgjegjësitë tuaja dhe filloni t’i shpjegoni tjetrit veten tuaj. Jini të qartë, përdorni mirësjelljen dhe bëjini ballë asaj që keni në zemër në mënyrë direkte.

Momentet e vështirësisë bëjnë pjesë në “kartën e identitetit” të çdo historie
Tentimi i eliminimit të çdo problemi ose keqkuptimi, është i panevojshëm dhe madje i dëmshëm: më mirë mësohuni që të përdorni çdo diskutim si një instrument, falë të cilit do të kuptoni pak më shumë tjetrin dhe të bëni sqarime mbi objektivat, qëllimet dhe vështirësitë tuaja. Rregulli i artë? Mos e ngrini tonin e zërit; zënkat nuk duhet të bëhen luftë deri në “gjak”! Duke rënë në tundimin për të bërtitur ose për të hedhur objekte, do t’i jepni shkas partnerit/partneres që të sillet në të njëjtën mënyrë. Sforcohuni për të dalë nga roli juaj, për t’i parë gjërat nga një këndvështrim më të gjerë. Pothuajse gjithmonë, grindjet më të këqija gjenerojnë nga një vizion me sens unik.

Ushqejuni çdo ditë me një moment intimiteti
Sipas një studimi të fundit, puthja e natës së mirë është një zakon në rënie! Ndaj, kthejeni trendin, mos lini që dita të mbyllet pa asnjë sqarim pas grindjeve, një përkëdhelje ose një buzëqeshje që del nga zemra: vetëm kur nuk do të ketë më kohë, do ta kuptoni se si mund t’i përdornit më mirë disa momente të shpërdoruara. Prekja e lëkurës së tij/saj, shikimet, lënia e një letre në xhep me një mendim për një ditë të mbarë, janë surpriza të vogla që i japin entuziazëm ekzistencës së dashurisë.

Dëgjoni veten dhe me të njëjtën ndjeshmëri dëgjoni tjetrin
Vazhdimisht e ngatërrojmë dëgjimin me ndjenjën; në thelb, dëgjimi është një veprim që del nga zemra dhe na përfshin tërësisht. Me ritmin frenetik të jetës së sotme, ka pak momente për t’i ndarë bashkë me njerëzit që duam: përdorini mirë momentet. Në fund të ditës, kur të ndodheni të dy në shtëpi, fikni telefonat. Mos harroni t’i bëni pyetje njëri-tjetrit se si i ka shkuar dita dhe mundohuni që çdo ditë të shpikni një aktivitet për ta bërë së bashku: gatuani, shihni një film, bëni një kurs ose lexoni pranë njëri-tjetrit.

Jo domosdoshmërisht ide të njëjta
Të dashurosh do të thotë të qëndrosh me tjetrin me ndershmëri dhe dëshirë të vërtetë për të qenë prezent. Nëse ndonjëherë mund të gjendeni përpara situatës “Nuk jam dakord”, mirë se të vijë, sepse kjo sjellje do t’ju pasurojë me pikëpamje të tjera. Mos harroni t’i shtoni frazës së parë këtë në vijim: “Do të mbështes në këtë gjë, nëse beson”. Askush nuk ka nevojë për dikë që t’i drejtojë gishtin kundër gabimeve të tij; ajo që bën diferencën është një partner/partnere që nuk do t’ua lëshojë kurrë dorën në asnjë situatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat