Dikur ajo ishte studente në një universitet elitar. Por Belle Knox nuk u bë e famshme për këtë. Ajo bëri një rrëfim publik, duke treguar se punonte si aktore porno për të financuar pagesën prej 47 mijë dollarësh në universitetin Duke.
Fama e saj mori dhenë.
Tani ylli porno thotë se ka ndërmend që të hyjë në politikë.
Fillimisht e ka nisur me disa grupe liberale në kampusin e universitetit.
Belle Knox, që në të vërtetë quhet Miriam Ëeeks, e sheh veten si modeli për të folur për lirinë.
Edhe studentët e grupit liberal thonë se ajo është një shembull se si mund të thyhen disa tabu.