Horoskopi, 31 janar 2015

Life style

Horoskopi, 31 janar 2015

Më: 31 janar 2015 Në ora: 08:56

DASHI 21/3 - 20/4

Sot do të takoni një mik të vjetër dhe do të kaloni momente të këndshme. Në ambientin e punës kjo fazë është pozitive.

DEMI 21/4 - 21/5

Ndonjëherë ju e lodhni veten më shumë seç duhet ndaj duhet të thoni edhe jo. Në punë do të jeni shumë të kënaqur për atë që keni arritur.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Do të keni kohë për te zgjidhur një problemë. Në punë nuk do t’i toleroni vonesat. Në dashuri do të qëndroni pranë partnerit.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Kjo fazë do të jetë me të reja interesante. Në punë do të jeni shumë produktivë. Në punë nuk duhet të komentoni gabimet e të tjerëve.

LUANI 23/7 - 21/8

Duhet t’i përkushtoheni kënaqësive të vogla ose të zhvilloni një nga hobet tuaja. Kolegët do t’ju kenë zili për intuitën që keni në profesionin tuaj.

VIRGJE RESHΑ 22/8 - 23/9

Sot diçka nuk do të shkojë mirë por nuk duhet të humbni durimin se gjithçka do të rregullohet. Në punë do të jepni më të mirën nga vetja.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Do të ndjeni armiqësi nga një miku juaj i vjetër dhe nuk do të kuptoni arsyet. Në punë do të keni avantazhe nga një nismë e marrë nga ju.

AKREPI 24/10 - 22/11

Sot yjet ju japin një këshillë: shmangni largësitë dhe përpiquni të bashkëpunoni. Në fushën e ndjenjave është momenti duhur për ndryshime.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Në punë klima është e duhura për të vepruar. Në dashuri do të filloni të mbani premtimet e bëra kohët e fundit.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Do të bëni ndryshime në vendin ku jetoni. Në punë duhet ta kanalizoni siç duhet energjinë tuaj. Në dashuri do të jeni me fat.

UJORI 21/1 - 19/2

Do të përmisoni situatën që ndodheni tani dhe do jeni në harmoni të plotë. Në marrëdhënie me partnerin do të programoni një të dalje jashtë rutine.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Do të stimuloheni nga një rast interesantë që do t’ju hapi rrugë të reja. Në punë do të shijoni të gjitha arritjet që keni bërë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat