Ja si manipulojnë femrat gjatë seksit

Life style

Ja si manipulojnë femrat gjatë seksit

Më: 31 janar 2015 Në ora: 07:52

Duke u mbështetur në një hulumtim britanik, së paku 80 për qind e femrave psherëtimat dhe rënkimet gjatë seksit i shfrytëzojnë për të manipuluar me partnerin e tyre.

Në pyetësorin të cilin e kanë plotësuar, femrat kanë kategorizuar llojet e tingujve me të cilat manipulojnë, transmeton Telegrafi.

Tingujt sillen nga qetësia e plotë, deri te psherëtimat, rënkimet, britmat, fjalët të cilat përfshijnë emrin e partnerit apo “Oh, poooo!, apo fjalët si p.sh. “Më fort!” apo “Më shumë!”

Pastaj i kanë pyetur përse i lëshojnë ata tinguj dhe a arrijnë atëherë orgazmën.

“Femrat i përdorin ata zëra në mënyrë që të shpejtojnë ejakulimin e partnerit, për shkak të monotonisë, lodhjes, pakënaqësisë apo kohës së kufizuar”, kanë thënë drejtuesit e hulumtimit.

Me fjalë të tjera, psherëtimat dhe piskama janë taktika me anë të të cilave femra e eksiton mashkullin, megjithatë përmes tyre ajo dëshiron ta komplimentojë, por edhe ta manipulojë atë.

Të anketuarat kanë pranuar se si p.sh. qëndrojnë të qeta dhe nuk rënkojnë në masë të madhe kur vërtet arrijnë orgazmën. Gjithashtu kanë pranuar që kulmin e kënaqësisë më së shpeshti e përjetojnë gjatë seksit oral.

Një e katërta e të anketuarave, transmeton Telegrafi, shfrytëzojnë rregullisht këtë metodë mashtruese dhe partnerët e tyre i inkurajojnë duke rënkuar dhe duke lëshuar tinguj të këndshëm të kënaqësisë, ndërkaq 87 për qind e tyre pranojnë që thjesht dëshirojnë të përmirësojnë vetëbesimin e partnerit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat