Horoskopi 30 janar 2015

Life style

Horoskopi 30 janar 2015

Më: 30 janar 2015 Në ora: 07:48

DASHI 21/3 - 20/4

Do ja kaloni mjaft mirë sot pranë atij që dashuroni dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Mos e mbani mendjen nga e shkuara.

DEMI 21/4 - 21/5

Nëse kohët e fundit jeni treguar histerike me partnerin tuaj dhe e keni detyruar atë të bëjë gjëra që nuk ka dashur, ka rrezik që t'iu tradhtojë.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Qetësia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot. Do flisni për ato që keni kaluar dhe do buzëqeshni kur të jeni pranë njëri-tjetrit.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Të dashuruarit do tregohen më të hapur me atë që kanë në krah dhe do ua shprehin gjatë gjithë kohës ndjenjat njeri-tjetrit. Nëse jeni ende beqare, me shumë gjasa do e gjeni shpirtin binjak. Do jetë një takim i veçante.

LUANI 23/7 - 21/8

Ju që keni kaluar një periudhë plot konflikte në çift do ndiheni më të qetë sot. Bashkëpunimi do përforcohet pak nga pak dhe do kuptoheni më mirë me njëri-tjetrin.

VIRGJERESHΑ 22/8 - 23/9

Venusi do e mbrojë gjatë gjithë kohës sot jetën tuaj në çift. Do komunikoni më tepër dhe do bëni lëshime. Edhe pse këtë duhet ta kishit bërë prej kohesh, asnjëherë nuk është vonë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Në punë ka ardhur koha të bëni disa sqarime me partnerin tuaj dhe të mendoni për të ardhmen. Nëse bashkëpunoni ashtu si duhet do arrini atje ku dëshironi.

AKREPI 24/10 - 22/11

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Do jeni më tolerantë dhe më solidarë me atë që keni në krah. Nga ana tjetër, yjet këshillojnë të mos iu besoni të gjitha atyre që do iu thonë mikeshat.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Ka ardhur momenti t’i merrni gjerat më seriozisht në çift dhe të krijoni një klimë më harmonike. Tregohuni të kujdesshëm me ata që do thoni dhe lëreni partnerin të flasë lirshëm.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Gjatë kësaj dite do bënit mirë të mos e tepronit me xhelozinë. Ai që keni në krah iu dashuron më shumë sesa e mendoni edhe pse nuk ua shpreh tërësisht ndjenjat.

UJORI 21/1 - 19/2

Dashuria do jetë mbi gjithçka gjatë kësaj dite. Në krahët e partnerit do ndiheni si mbi re. Shfrytëzojeni çdo sekondë, duke u dashuruar me pasion. Beqarët nuk do i shfrytëzojnë dot të gjitha mundësitë që do iu jepen për takime dhe do mbeten vetëm.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Në jetën në çift do iu dalin disa vështirësi të vogla, por nëse tregoheni të kujdesshëm dhe të matur mund t’i kaloni shpejt. Gjithçka do varet nga mënyra juaj e të vepruarit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat