10 gjëra që bën një mashkull i dashuruar

Life style

10 gjëra që bën një mashkull i dashuruar

Më: 29 janar 2015 Në ora: 20:29

Ka nisur numërimi mbrapsht për Shën Valentinin, ditën kur çiftet e dashuruara shkëmbejnë fraza mbresëlënëse dashurie dhe tregojnë përkushtim ndaj njëri tjetrit.

Por për të ditur nëse një mashkull është i dashuruar janë dhjetë gjëra që i bën padiskutim. Siç raporton sajti italian “Giornalettismo” janë këto dhjetë gjërat që bën një mashkull i dashururuar:

-Flet me trup. Mban trupin drejt, këmbët dhe duart i ka të drejtuara për nga ty dhe ndjek me vëmendje çdo lëvizje tënden.

-Ka gjithmonë kohë për ty. Nuk e zë fundjavën ose mbrëmjen, vetëm për të dalë me ty.

-Kujtohet për gjërat e vogla. Kujton me saktësi çdo gjë që kishe veshur në takimin e parë dhe se ku keni qenë.

-Të pyet për të ardhmen tënde. Interesohet për projektet dhe dëshirat e tua, sepse dëshiron që të jetë pjesë e tyre.

-Sillet në mënyrë të çuditshme. Është në siklet kur jeni bashkë, pasi lë kokën pas teje.

-I kushton vëmendje të veçantë pamjes tënde. Është i pari që vë re nëse ke ndryshuar ngjyrën e flokëve, ose modelin e tyre dhe nuk kursen komplimentet.

-Përkëdhelje pafund. Është i gatshëm të kalojë një mbrëmje të tërë i përqafuar me ty.

-Të prezanton me miqtë. Edhe nëse është tip i mbyllur, nuk e fsheh lidhjen tuaj dhe të prezanton gjithë dëshirë me rrethin e tij shoqëror.

-Të shkruan dhe të telefonin gjithnjë ai i pari. Të uron ditën e mirë dhe gjumë të ëmbël, apo edhe thjesht për të ditur se çfarë po bën.

-Të bën për të qeshur. Çdo moment është i mirë për të parë buzëqeshjen tënde, edhe në momente të stresuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat