Paratë s’të bëjnë të lumtur, por …

Life style

Paratë s’të bëjnë të lumtur, por …

Më: 28 janar 2015 Në ora: 23:56

Është e provuar shkencërisht që paratë nuk të bëjnë të lumtur, por nuk është bërë ende një testim në lidhje me pikëllimin.

Por një mjek vendosi të bëjë një studim për lidhjen e parave dhe trishtimit.

Psikologu Kostadin Kushlev bëri një testim të tillë për të parë nëse ndikonte paraja në zvogëlimin e trishtimit apo jo.

Ai studioi censusin e SHBA për 12 mijë e 291 persona ku shihej sasia e parave të fituara dhe ditët e kaluara në trishtim.

Studimi nxorri si rezultat se paraja nuk t’i lumturon ditët, por të ndihmon që t’i bësh më pak të trishta.

Sipas studimit kjo është edhe arsyeja që njerëzit e pasur janë më pak të stresuar.

Ata nuk kanë probleme të tilla si: humbja e punës, prishja e makinës apo vonesa e rrogës.

Por çfarë i bën njerëzit të lumtur nëse nuk i bën paraja? Shëndeti i mirë, familja dhe miqtë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat