Horoskopi 28 janar 2015

Life style

Horoskopi 28 janar 2015

Më: 28 janar 2015 Në ora: 07:45

DASHI 21/3 - 20/4

Shumë planetë do të kenë ndikim të madh sot në jetën tuaj në çift. Ata do t’ju udhëheqin drejt rrugës se duhur dhe gjithçka do të shkojë më së miri.

DEMI 21/4 - 21/5

Nëse kohet e fundit e keni neglizhuar partnerin, mundohuni të rifitoni kohën e humbur gjatë kësaj dite. Vetëm në këtë mënyrë gjerat do të ecin mirë.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Do të keni surpriza të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe kënaqësitë do të jenë të njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Plutoni do të jetë planeti më pozitiv sot në jetën tuaj në çift. Gjërat kanë për të ecur më së miri me personin që keni në krah, madje do flisni hapur e do t’i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje.

LUANI 23/7 - 21/8

Do të jeni shumë të zënë me punë sot ju të dashuruarit dhe ka rrezik ta lini pas dore partnerin. Duke mos e ditur shkakun ai do të filloje të imagjinoje gjera të paqena.

VIRGJERESHΑ 22/8 - 23/9

Ditë goxha e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beni atë që do t’ju duket më e logjikshmja pa menduar se çfarë mund të ndodhe më pas.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Ditë aspak e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje, Do debatoni me partnerin për gjera të kota dhe nuk do të qëndroni asnjë moment të qete.

AKREPI 24/10 - 22/11

Do të jeni gjithë kohës në humor të mire sot ju të dashuruarit dhe do të jeni gati të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm për të përjetuar kënaqësi. Beqaret do të pranojnë ftesa dhe do të argëtohen.

SHIGJETA RI 23/11 - 22/12

Të dashuruarit do të kalojnë një ditë normale dhe pa ndonjë emocione të veçante. Më mirë të jeni të qetë sesa të përballeni me debate.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Te dashuruarit do të kenë sukses në dashuri gjatë kësaj dite. Do të qëndroni edhe më shumë pranë partnerit, do të flisni gjerë e gjatë me të dhe do të bashkëpunoni fort.

UJORI 21/1 - 19/2

Ditë pasionante dhe e mbushur me çmenduri të vogla kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo çast do t’ju duket i veçantë dhe herë pas here do të mendoni se jeni në ëndërr.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Ditë shumë e këndshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Shumë gjëra kanë për të qenë më ndryshe se më parë dhe ju do ta shihni gjithçka me optimizëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat