5 gabime që duhen shmangur kur bëni grimin

Life style

5 gabime që duhen shmangur kur bëni grimin

Më: 28 janar 2015 Në ora: 00:19

Jeni të sigurtë se e bëni grimin në mënyrën e duhur? Shpesh herë bëjmë gabime në mënyrë të pavullnetshme dhe nuk u kushtojmë rëndësi. Gabime të cilat jo vetëm shkatërrojnë grimin tuaj por edhe produktet që ju përdorni. Këtu janë 5 gabime që duhet të shmangni kur ju bëni grimin.

1-Të fshini dhe të rivendosni rimelin. Ky është një zakon i përbashkët për pothuajse të gjitha gratë. Në realitet kjo nuk sjell asgjë, prandaj është më mirë që ju ta vendosni pa e fshirë atë.
2-Mos aplikoni pudër. Shpesh është besuar se pudra është një produkt i panevojshëm. Por në realitet ajo bën që grimi të qëndrojë më gjatë dhe t’i japë ngjyrë fytyrës. Pasi ta vendosni në fytyrë ju duhet që ta përhapni atë më një furçë në mënyrë të njëtrajtshme madje edhe në zonën përreth syve.
3-Të aplikoni rimelin përpara tonit të syve. Shumë gra e përdorin rimelin si hapin e parë përpara tonit të syve, por në fakt ky është hapi i fundit kur bëjmë grimin.
4-Mos përdorni çfarëdo kremi për fytyrën tuaj. Është e rëndësishme që ju të gjeni kremin e përshtatshëm për llojin e lëkurës. Por edhe zbutësi i buzëve duhet të përdoret përpara se të aplikojmë buzëkuqin.
5-Të vësh bazën tek sytë. Kur bën bazën e fytyrës duhet të reduktojmë bazën (tonet) edhe tek sytë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat