Horoskopi 27 janar 2015

Life style

Horoskopi 27 janar 2015

Më: 27 janar 2015 Në ora: 07:36

DASHI 21/3 - 20/4

Ditë shumë e kënaqshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të merreni vesh për çdo gjë dhe do të ndiheni të qete. Beqaret do të kërkojnë në çdo vend personin e ëndrrave.

DEMI 21/4 - 21/5

Atmosfera në jetën tuaj në çift do të jetë shumë ngrohtë sot. Do të qëndroni më pranë personit që dashuroni dhe do t’i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje të së shkuarës.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Ndikimi i yjeve do të jetë mjaft dinamik sot në jetën tuaj në çift. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar për mirë dhe do të ndiheni më të plotësuar.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Venusi do të jetë planeti më i mirë për jetën tuaj në çift. Ai do t’ju nxisë të jeni më tolerante dhe më të kuptueshëm me personin që keni në krah prandaj edhe atmosfera do të ngrohet më tepër.

LUANI 23/7 - 21/8

Do të keni më shumë nevoje për qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift sot dhe planetët do të jenë pranë jush. Mesdita dhe mbrëmja do të jenë shumë më të mira.

VIRGJERESHΑ 22/8 - 23/9

Do t’i përkushtoheni edhe më tepër partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe do të kaloni çaste të mrekullueshme pranë tij. Beqaret do të ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe realiteti do t’iu duket i vështirë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Ditë shumë e këndshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Në krahët e partnerit do të përjetoni emocione edhe më të mëdha nga sa mund ta keni menduar.

AKREPI 24/10 - 22/11

Ditë shumë e mërzitshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri do të jetë i ngarkuar me punë dhe nuk do t’ju kushtojë vëmendjen e dëshiruar.

SHIGJETA RI 23/11 - 22/12

Do të merrni vendime të rëndësishme sot për jetën tuaj në çift dhe do të ndiheni të lehtësuar. Kishte kohë që i kishit lënë gjërat pas dore.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Ditë e mahnitshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë gjera kanë për të ndryshuar rrënjësisht nga disa ditë më parë.

UJORI 21/1 - 19/2

Për të ruajtur harmoninë në jetën tuaj në çift duhet të dini të falni dhe të toleroni. Me kokëfortësi nuk keni për të arritur askund, dijeni këtë gjë. Beqaret do të kenë një ditë shumë normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Jeta juaj në çift do të influencohet së tepërmi nga planetët gjatë kësaj dite. Ata do t’ju tregojnë rrugën që duhet të ndiqni për të qenë më të qetë dhe për t'u dashuruar pa dorashka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat