Shitësi guximtar sfidon hajdutin e armatosur

Life style

Shitësi guximtar sfidon hajdutin e armatosur

Më: 27 janar 2015 Në ora: 00:29

Kjo video dramatike tregon guximin e një shitësi i cili jo vetëm arriti të ndalojë vjedhjen që po i bëhej por edhe e vuri përpara hajdutin.

Një person hyn të blejë në dyqanin e tij dhe në momentin kur shitësi i jep faturën hajduti i drejton pistoletën.

Pas shtangies fillestare shitësi i rrëmben pistoletën hajdutit dhe e ndjek jashtë dyqanit.

“Veprova si një njeri normal”, tha shitësi Hunar Mohammed, por natyrisht që duhet një guxim i çmendur për të bërë të njëjtën gjë që bëri ai.

Ngjarja ndodhi ditën e shtunë në Borehamwood në Britaninë e Madhe dhe u kap nga kamerat e dyqanit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat