Nis të mastruboj në autobus dhe më pas …

Life style

Nis të mastruboj në autobus dhe më pas …

Më: 26 janar 2015 Në ora: 22:50

Ishte ora 7:30 e mëngjesit të së shtunës, 24 janar në zonën e Aurelios në Romë, brenda autobusit të linjës u dëgjuar një ulërimë.
Një burrë 42 vjeç, ishte duke u masturbuar në mjetin publik, të mbushur me njerëz, shumica prej të cilëve ishin studentë.
Në këtë moment ka ndërhyrë një efektiv policie i Komisariatit të Aurelios, që në atë kohë nuk ishte në detyrë.
Kur ishte afruar pranë vendit nga erdhi ulërima, polici kishte parë një burrë të ulur në sediljet e pasme me pantallonat e hapura dhe zinxhirin e ulur.
Burri kishte ndaluar menjëherë atë që po bënte dhe polici ka zbritur nga autobusi së bashku me burrin që po masturbonte.
Me ndihmën edhe të agjentëve të tjerë, është bërë e mundur që të identifikohet edhe burri që po kryente aktet e pahijshme.
Bëhet e ditur se 42-vjeçari me inicialet C. V., është arrestuar për krimin e “skena të turpshme në vende publike dhe në prezencë të të miturve”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat