A është partneria juaj e fiksuar pas seksit? Ja si ta kuptoni

Life style

A është partneria juaj e fiksuar pas seksit? Ja si ta kuptoni

Më: 26 janar 2015 Në ora: 17:13

Vartësia nga seksi nënkupton sjelljen seksuale e cila ndikon në jetën normale të individit. Sjellja e tillë mund ta çrregullojë lidhjen me partnerin, punën, shëndetin, si edhe gjendjen e përgjithshme psikike të personit.

1. Përveç pasojave të njohura të papërshtatshme të sjelljes së tillë seksuale, personi i cili është i varur nga seksi, progredon edhe më tutje me sjelljet e dëmshme të cilat ndikojnë negativisht në personalitetin e tij.

Ekziston një kontradiktë e madhe ndërmjet psikologëve, psikiatërve, por edhe akademikëve në lidhje me faktin se a është sëmundje vartësia seksuale apo është diçka tjetër.

Në botën mjekësore shtohet pyetja nëse vartësia seksuale është vetëm një formë e sjelljes së njerëzve apo kjo mund të jetë një gjendje shëndetësore.

2. Sido që të jetë, qoftë sëmundje ose diçka tjetër, individi i caktuar mund të jetë i varur nga seksi, ngjashëm sikurse një person tjetër që mund të jetë i varur nga droga ose alkooli, dhe vartësia seksuale mund të dëshmohet edhe në mënyrë mjekësore, pohojnë shkencëtarët.

Në rastet e një kënaqësie të caktuar ndodh ngacmimi i trurit me ç’rast lirohet dopamina. Në rastet kur dikush luan bixhoz, kryen marrëdhënie seksuale, blen këpucë të shtrenjta, pi ose drogohet, lirohet sasi e madhe e dopaminës.

3. Është shumë logjike, se nëse dikush mund të jetë i varur nga droga, alkooli ose bixhozi, dikush tjetër mund të jetë i varur nga seksi, pasi që kjo është vetëm një formë tjetër e cila nxit lirimin e dopaminës, me ç’rast ndjehemi mirë.

Një fakt që duhet përmendur për fund është se meshkujt janë shumë më të prirë ndaj vartësisë nga seksi sesa femrat, për arsye se meshkujt shumë më shpejtë ngacmohen seksualisht falë stimulimit vizual.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat