Çfarë duhet të dini përpara se të bëni një pirsing?

Life style

Çfarë duhet të dini përpara se të bëni një pirsing?

Më: 26 janar 2015 Në ora: 16:49

Pirsing vazhdon të jetë në modë në çdo lloj kohe, por është e rëndësishme që të dini disa gjëra përpara se të merrni një vendim për të realizuar një të tillë. Si pirsing ashtu dhe tatuazhi janë zgjidhje radikale, por që duhet të shihen me kujdes përpara se të realizohen.

Ndiqni instiktin tuaj

Nëse një pirsing është shndërruar në një fiksim për ju atëherë është mirë që ta realizoni. Një vendim i tillë mund t’ju frymëzojë dhe t’ju japë besim. Mos nxitoni të zgjidhni vendin e gabuar dhe më e rëndësishmja është që të ndiheni mirë.

Shkoni vetëm

Sipas ekspertëve kur vendosni të realizoni një pirsing është më mirë që të shkoni vetëm, të pa shoqëruar nga ekuipazhi juaj mbështetës. Miqtë, prindërit dhe i dashuri kanë tendencën për t’ju përcjellë nervozizëm, duke bërë që të mos ndiheni mirë.

Sigurohuni që mjetet e përdorimit të jenë sterile

Për të shmangur rrezikun e infeksionit sigurohuni që përpara syve tuaj të hapet një pako e re gjilpërash. Vetëm në këtë mënyrë mund të jeni të sigurt përsa i përket sëmundjeve infektive.

Pastrojeni gjithnjë pirsing – un tuaj

Pasi ta vendosni atë duhet një higjenë shumë e rregullt. Këshillohet pastrimi i tij me solucionet përkatëse, sidomos gjatë ditëve të para.

Mos lejoni që të preket nga të gjithë

Fakti që është diçka e re, pjesa më e madhe e mikeshave tua do të dëshirojnë ta prekin, për të krijuar një ide më të plotë. Megjithatë prekja prej tyre nuk është aspak një veprim i mirë, pasi mund të jetë burim infeksionesh. Nëse dikush ka dëshirë ta prekë duhet me patjetër të lajë duart me ujë dhe sapun në syrin tuaj.

Mos u frikësoni nga dhimbja

Vendosja e pirsing-ut në disa zona delikate si gjuha dhe buza të krijojnë ndjenjën e frikës, por është diçka që me pak kujdes nga ana juaj kalon shpejt. Mos t’ju kapë paniku mjafto të ndiqni këshillat e duhura për ta mbajtur pastër dhe duke mos neglizhuar mjekun.

Informohuni përpara se të bëni një pirsing

Shumë prej nesh kërkojnë të bëjnë një pirsing pa patur minimumin e informacioneve rreth tij. Për shembull pirsing në gjuhë është shumë i rrezikshëm dhe sipas ekspertëve kërkon kujdes të madh, pasi mbart në vetvete shumë infeksione madje dhe Hepatitin Hiv.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat