Ja si sillen femrat kur kanë mungesë seksi

Life style

Ja si sillen femrat kur kanë mungesë seksi

Më: 25 janar 2015 Në ora: 14:03

Sado që femrat dëshirojnë të jenë misterioze, megjithatë nuk mund aq me shkathtësi të fshehin që kohë të gjatë nuk kanë pasur seks dhe që thjesht mezi presin t’i prekë ndonjë mashkull.

Natyrisht, duhet vetëm që t’i shikoni pak më me kujdes dhe të zbuloni sekretin, transmeton Telegrafi. Pra, femra së cilës i mungon seksi, sado që të përpiqet të fsheh pakënaqësinë e vet, do të zbulohet me sjelljet e veta trupore dhe me humorin e përhershëm jo të mirë.

Seksi ndikon në mënyrë relaksuese, andaj femra e cila është e plotësuar seksualisht do të jetë më e relaksuar dhe këto do të vërehet në ecjen e saj, përkatësisht, me tundje të vitheve gjatë ecjes, ndërsa femra së cilës i mungon seksi do të duket e tendosur.

Për shkak të mungesës hormonit i cili qetëson dhe i lidh çiftet ndërmjet vete – oksitocinës, e cila tajohet gjatë orgazmës, femrat mund të kalojnë net të tëra pa gjumë.

Nëse abstinenca zgjat shumë, fillojnë të vërehen pasojat serioze të mungesës së gjumit dhe femra mund të duket më e vjetër seç është në të vërtetë.

Seksi është njëri ndër faktorët kyç për tajitje të hormonit të lumturisë – endorfinës. Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femra mund të jetë shumë e paqëndrueshme dhe shpesh do të kenë shpërthim të hidhërimit ndaj të tjerëve të cilët ia hedhin vetëm një shikim kalimthi.

Dhe në fund, mungesa e seksit ndikon dukshëm edhe në vetëbesimin, andaj femrat të cilave u mungon seksi do të kenë edhe mungesë vetëbesimi.

Pra, kur shihni që femra duket e lodhur, kur është e frustruar, e hidhëruar dhe nuk ka vetëbesim – mos u grindin me të, por më mirë është t’i ofroni seks apo së paku të pini një kafe me të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat