7 mënyra për të bërë paqe me të fejuarin

Life style

7 mënyra për të bërë paqe me të fejuarin

Më: 25 janar 2015 Në ora: 10:49

Që nga shëtitjet nën dritën e hënës te banja e nxehtë e rrethuar nga një atmosferë e mrekullueshme qirinjsh; nga një orë mësimi sporti te një film i mirë për t’u parë së bashku. Janë të shumta mënyrat për të bërë paqe me të fejuarin, por ju sigurisht zgjidhni atë që është e duhura për ju, për sa i takon gjendjes së brendshme, llojit të grindjes dhe personalitetit tuaj.

Propozojini një shëtitje në ajër të pastër

Kur nervat janë “tel”, nuk ka asgjë më të mirë se sa një shëtitje e gjatë në ajër të pastër, edhe më mirë nëse është mbrëmje dhe hëna është e plotë! Mos i flisni, lodhja do t’i heqë tensionin dhe si me magji do ta gjeni njëri-tjetrin të kapur dorë për dore.

Vendosni filmin e tij të preferuar

Pas një grindjeje të madhe priteni mbi divan dhe shikoni filmin e tij të preferuar. Për të rigjetur paqen e humbur gjithçka pranohet, madje edhe Rambo, Roki (Rocky) e kështu me radhë. Ndoshta kjo për ju mund të jetë një sakrificë e vështirë, por që gjithsesi do të zgjasë vetëm një orë!

Shkoni në një “vend të humbur”

Programoni një arratisje në një “vend të humbur të botës”; jo në një ishull apo në një shkretëtirë, por mjafton një udhëtim i shkurtër në mal ose pak orë jashtë shtëpisë duke shkuar pranë detit; në dimër ai ka një bukuri tjetër për t’u shijuar. Izolimi nga interneti, celulari dhe nga gjithçka tjetër që mund të prishë paqen mes të dyve, është i domosdoshëm.

Organizoni një fundjavë romantike

Nëse “lufta” vazhdon për disa ditë dhe nëse ju nuk e keni gjetur ende një mënyrë për t’u marrë vesh, organizoni një fundjavë romantike pa dijeninë e tij në një destinacion që ai e pëlqen më shumë. Me siguri do të mbetet tepër i kënaqur!

Përqafojeni fort

Një mënyrë e mirë për të bërë paqe është që ta përqafoni fort pa thënë asnjë fjalë. Merrini një puthje pa frikën e të qenët e refuzuar, shtyjeni mbi divan dhe “veproni” pa menduar asgjë tjetër!

Bëni sport bashkë

Mund t’ju duket e çuditshme, por të bërit sport pas një grindjeje është mënyra më e mirë për të larguar tensionin e akumuluar dhe për të rifituar gradualisht të kuptuarit mes njëri-tjetrit. Lodhuni sa më shumë, sepse kjo gjë do të bekojë marrëdhënien tuaj në çift. Një shëtitje në mal, një ndeshje tenisi apo një orë vrap rraskapitës, jua heqin të gjithë inatin dhe stresin.

Shkruajini një letër dashurie

Mjaftojnë vetëm pak fjalë të ëmbla, të shkruara me zemër, për t’i risistemuar gjërat. Vendosjani letrën mbi komodinë, te dera e dhomës së gjumit ose në pasqyrë. E vështirë që t’i rezistojë tundimit për t’ju përqafuar dhe ku i dihet, madje i shpëton edhe ndonjë justifikim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat