Betejat që fitohen më lehtë me një partner në krah

Life style

Betejat që fitohen më lehtë me një partner në krah

Më: 25 janar 2015 Në ora: 10:08

Të braktisësh një sjellje të keqe është më e lehtë nëse edhe partneri impenjohet në të njëjtin qëllim. Me fjalë të tjera, lënia e duhanit, braktisja e jetës sedentare dhe rënia në peshë, janë sfida që fitohen më lehtësisht kur nuk “garohen” në vetmi. Këtë e thotë një studim anglez i kryer te 3.722 çifte të moshës madhore, i cili ka shumë pak që është publikuar te revista “Jama Internal Medicine”. Ai është financuar nga shoqata britanike “Cancer Research UK”.

Studimi

50% e grave e ndaluan pirjen e duhanit së bashku me partnerin, por ato që nuk patën sukses qenë 17% e grave të cilat nuk kishin një partner duhanxhi. Edhe për sa i takon aktivitetit fizik dhe dobësimit, diferenca midis përqindjeve të suksesit ishte evidente, edhe pse në një masë të ndryshme.

Në fakt, dy e treta e subjekteve, femra dhe meshkuj, ia dolën të ndërmerrnin një jetë më aktive bashkë me partnerin, ndërkohë vetëm një në pesë vetë, këtë gjë e realizuan vetëm me veten e tyre. Por kur kalohet në “betejën” kundër kileve të tepërta, duket se përfshirja e partnerit ka një ndikim më pak të spikatur: 26% e meshkujve dhe 36% e femrave kanë arritur objektivin e vendosur për të humbur 5% të peshës së tyre trupore, përqindje që zbresin në 10% për meshkujt dhe 15% për femrat, në rastin kur partneri nuk impenjohet për t’u dobësuar.

Duke pasur parasysh ndikimin e madh të ndërsjellë, nuk është e çuditshme pra që individët të jenë në gjendje të ndryshojnë stilet e jetës, nëse atyre u bashkohen edhe partneri/partnerja. Në të kundërt, po sipas këtij studimi, të jetuarit me një person jo duhanxhi, që nuk vuan nga mbipesha dhe paksa aktiv, duket se nuk ka ndikim mbi probabilitetin e suksesit.

Ndonjëherë anëtarët e familjes akuzohen shpesh për sabotim të përpjekjeve tona dhe për mosdhënie ndihmese me të gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ky nuk është studimi i parë i cili analizon se si përfshirja e partnerit/partneres influencon mbi suksesin e një qëllimi. Jane Wardle, autorja e studimit dhe drejtoresha e “Health Behaviour Research Centre” e departamentit të epidemiologjisë dhe të shëndetit publik në kolegjin universitar të Londrës, ka deklaruar se “stilet e jetës jo të shëndetshme, shkaktojnë sëmundje kronike të cilat janë shkaktare kryesore të vdekjeve në të gjithë botën.

Ashtu sikurse tashmë dihet, faktorët primarë të rrezikut janë duhani, mbipesha, jeta sedentare, kequshqyerja dhe konsumimi i alkoolit. Braktisja e këtyre zakoneve të këqija, mund të reduktojë rrezikun për t’u sëmurur edhe nga kanceri”.

Në çift pra, realizimi i këtyre objektivave për një jetë më të shëndetshme është më i lehtë dhe ndikimi pozitiv i të tjerëve ka vërtet rëndësi. Kështu që, përveç inkurajimit dhe ndërmarrjeve të iniciativave në grup, me kolegë dhe miq, ky studim sugjeron edhe përfshirjen e partnerit dhe të partneres në realizimin e objektivave për një shëndet të mirë.

Kujdes! Bëhuni sa më pozitivë kur të shkoni në palestër me partnerin/partneren

Duhet të jeni entuziast dhe energjik në mënyrë që ju dhe partneri juaj të përfitoni sa më shumë nga bashkimi i forcave, duke tejkaluar problemet e jetës së përditshme. Nëse partneri juaj i arrin qëllimet e tij/saj, teksa jeni duke u ushtruar bashkë, shprehuni të gëzuar për të sikurse për veten tuaj. Mendoni: “Ju keni luajtur një rol në suksesin e partnerit tuaj dhe ky është një shpërblim edhe për juve. Çdo arritje e qëllimeve është rast për të festuar”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat