Momenti i jashtëzakonshëm kur qytetari përleshet me hajdutët e rrezikshëm (Video)

Life style

Momenti i jashtëzakonshëm kur qytetari përleshet me hajdutët e rrezikshëm (Video)

Më: 24 janar 2015 Në ora: 00:07

Një gjest qytetar dhe të guximshëm ka bërë ky burrë në Angli, i cili është përpjekur të ndalojë një hajdut, i cili kishte vjedhur një dyqan stolish.
Ngjarja ka ndodhur jashtë dyqanit “Carr Watches and Diamonds” në Liverpool Street në qendër të Londrës.

Duke folur ekskluzivisht për Daily Mirror, burri tha se nuk ishte akt trimërie nga ana e tij.

“Nuk ka hero këtu, ishte një grabitje. Dikush erdhi dhe na dhunoi. Ishte shumë traumatike”, u shpreh personi i cili ka dashur të mbetet anonim.

Ai u përlesh me grabitësin ndërkohë që bashkëpunëtori tjetër e priste në motor.

Grabitësi me të cilin u përlesh burri u arrestua nga policia, ndërsa dy të tjerët, që ishin bashkëpunëtorë me të janë në ndjekje nga policia Londrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat