Depoziton në bankë 24 kova me monedha, i kishte kursyer për 65 vite

Life style

Depoziton në bankë 24 kova me monedha, i kishte kursyer për 65 vite

Më: 23 janar 2015 Në ora: 23:40

Pas 65 vitesh kursimesh, një 81-vjeçar amerikan vendosi t’i depozitojë në bankë të gjithë të ardhurat që kishte mbledhur.

Kur ishte vetëm 17 vjeç, Ira Keys, nga Slatoni i Teksasit, kishte marrë nga babai një këshillë të vlefshme: Të kursente sa më shumë para.

Ai nisi të kursente që në vitin 1952 dhe që nga atëherë ai ka arritur të mbledhë rreth 81.600 monedha të ndara në 24 kova, pesha e të cilave shkonte 226 kg.

“Dikur, duke filluar nga viti 1952, unë nuk kisha shumë të holla, kështu që vendosa t’i ruaj ato dhe i ruajta”, tha 81-vjeçari.

Pasi i ka dërguar me kova të gjitha monedhat pranë një banke në Slaton. Një punonjës i personelit që u ngarkua me numërimin iu më tepër se një orë për numërimin e tyre dhe në fund rezultoi se Ira Keys kishte kursyer tërë jetës së tij 826 dollarë ose ose 709 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat