Prindër, kujdes nga këta byzylykë

Life style

Prindër, kujdes nga këta byzylykë

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 23:49

Mjekët paralajmërojnë prindërit që të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre pas disa rasteve të fëmijëve që kanë pasur probleme me byzylykët.

Megjithëse mjekët mund të ndërhyjnë në nxjerrjen e tyre, shumë fëmijë rrezikojnë të mbyten nga bzylykët.

Byzylykët shumëngjyrësh janë më të preferuarit e momentit, por për fëmijët e vegjël ata mund të kenë pasoja të tmerrshme nëse nuk kontrollohen nga prindërit.

Dy javët e fundit janë paraqitur disa raste në vende të ndryshme të botës të fëmijëve që kishin gëlltitur gabimisht këta byzylykë.

Nëse më para ka qenë problem ngecja e objekteve të vogla në hundë apo në gojë, tashmë është bërë problem mbajtja e byzylykëve të cilët nse gëlltiten mund të rezultojnë fatalë.

Byzylykët shumëngjyrësh kanë dalë në modë që kur u shpikën në vitin 2011 dhe fëmijët janë të dashuruar me ta, por duhet patur gjithmonë vigjilencë ndaj tyre.

“Byzylykët mund të jenë të dëmshëm nëse gëlltiten nga fëmijët. Ata mund të shkaktojnë probleme të ndryshme, mbytje, pengim të frymëmarrjes, dhe në rastin më fatal, vdekje. Duhet rritur vigjilenca nga ana e prindërve”, tha Iain Bohler, një mjek skocez i cili ka trajtuar disa raste të tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat