Horoskopi 25 Dhjetor 2014

Life style

Horoskopi 25 Dhjetor 2014

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 07:52

DASHI 21/3 - 20/4

Ditë mjaft pozitive kjo e sotmja për të dashuruarit. Në këtë ditë feste do ndiheni më mirë se kurrë më parë dhe do përjetoni ndjesi të veçanta.

DEMI 21/4 - 21/5

Beqarët do kenë më shume besim se kurrë tek partneri dhe do ndihen gati për të marre vendime të rëndësishme. Ata që janë të martuar do mendojnë seriozisht për një fëmijë.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Çdo gjë do jetë shumë më e thjeshtë sot në jetën tuaj në çift dhe do bini dakord për gjithçka me partnerin tuaj. Për beqarët do jetë ditë e paqëndrueshme.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Çdo gjë që dëshironi do ju plotësohet gjatë kësaj dite. Partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat në mënyrë që ju të ndiheni sa më mirë. Tregojini edhe ju sa shumë e dashuroni.

LUANI 23/7 - 21/8

Plutoni do influencoje mjaft jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk do keni aspak dyshime në lidhje me partnerin tuaj. Përkundrazi komunikimi dhe bashkëpunimi do përforcohet edhe më tepër.

VIRGJERESHA 22/8 - 23/9

Jupiteri do ndikoje pozitivisht në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do i përkushtoheni më tepër partnerit tuaj dhe do kaloni momente më pasionante me të.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Nëse partneri juaj ka teka apo nuk kënaqet me aq sa ju i jepni, mundohuni të ndryshoni sjellje dhe të jeni me tolerante me të. Nga ana tjetër duhet që për çdo gjë të flisni hapur.

AKREPI 24/10 - 22/11

Doni që marrëdhënia juaj në çift të stabilizohet? Çdo gjë do jetë në dorën tuaj, kështu që tregohuni më të kuptueshëm dhe flisni hapur me atë që keni në krah.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Ditë pozitive dhe e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do ketë pasion të zjarrtë megjithatë gjithçka do shkoje për mrekulli mes jush.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Ditë përgjithësisht harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë që keni dëshiruar do ju plotësohet. Beqarët do e shfrytëzojnë pa fund lirinë.

UJORI 21/1 - 19/2

Sot do bëni edhe çmenduri me partnerin tuaj vetëm e vetëm që atmosfera në çift të jetë sa më e zjarrtë. Do i harroni të gjitha debatet dhe mosmarrëveshjet që keni pasur dikur.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Ditë e përkryer dhe e mbushur me emocione të shumta kjo e sotmja për të dashuruarit. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Beqarët do flirtojnë pa fund.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat