Shtatzënë për të mbajtur mashkullin (Foto)

Life style

Shtatzënë për të mbajtur mashkullin (Foto)

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:00

Tendenca më e fundit në botë është “dalja” pozitiv në një test shtatzënie për të mbajtur një mashkull.

Femrat anembanë botës falsifikojnë testet e shtatzënisë në mënyrë që të mos braktisen nga partneri i tyre.

Një test i rremë kushton vetëm 20 dollarë, një kosto vërtet modeste për të mbajtur të dashurin.

Zakonisht lista e “gjërave që duhen bërë” në Krishtlindje përbëhet nga lodrat, veshjet e dhurata të ndryshme, por disa femra i kanë shtuar kësaj liste edhe testin e shtatzënisë.

“Ju ofroj mundësinë e testeve pozitive të shtatzënisë në mënyrë që të mbani mashkullin tuaj për festa dhe kushton vetëm 20 dollarë. Më dërgoni një mesazh”, thuhej në një njoftim të bërë në qytetin e Oklahomas.

Këto teste false po njohin një përhapje shumë të madhe sidomos në Amerikë ku shiten nga 15-50 dollarë.

Por zyrtarët janë të shqetësuar se këto teste mund të keqpërdoren.

“Mendoj se mund të keqpërdoren nga femra të ndryshme, të cilat mund të jenë të lidhura me burra të martuar. Mund t’u bëjnë shantazh në këmbim të parave”, tha Gery Mason, një oficer i policisë në Texas.

Policia ka vendosur ndalimin e shitjes së këtyre testeve false, por duke qenë se shiten online është paksa e vështirë.

Gjithsesi policia ka vendosur arrestimin e gjithë blerësve të këtij testi pasi mund të shkaktojë stres emocional dhe këta njerëz madje mund të akuzohen edhe për kryerjen e evazionit fiskal .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat