Divorci ju bën të bukura

Life style

Divorci ju bën të bukura

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:53

Disa ndërmarrin një udhëtim, të tjera regjistrohen në një kurs tangoje, presin flokët si kurrë më parë, ndërsa disa të tjera i drejtohen kirurgjisë estetike. Pas një divorci, apo një ngjarjeje tragjike që vë në diskutim gjithë botën shpirtërore të të përfshirëve, shumë femra çuditërisht përfshihen nga një dëshirë për të rinovuar aspektin e tyre të jashtëm, si tentativë për të gjetur besimin në vetvete.

Por në ndonjë rast kjo gjë ndodh edhe si një dëshirë hakmarrëse kundrejt bashkëshortit të pabesë. Ribërja pas divorcit është një fenomen që vjen nga SHBA-ja, që quhet ndryshe kirurgjia plastike e hakmarrjes.

Ky fenomen po përhapet shumë shpejt edhe në Europë. Në Francë, sipas një studimi të publikuar në “Le Parisien”, 69 për qind e femrave pas ndarjes ndryshojnë pamjen e tyre të jashtme dhe nga këto 9 për qind “vrapojnë” drejt kirurgjisë estetike.

chirurgia-estetica-dopo-divorzioNë Gjermani një vendim i Gjykatës së Kasacionit vendosi që ish-burri i një gruaje duhet të paguante paratë të cilat ishin të nevojshme që kjo e fundit të bënte një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa në Itali, sipas vlerësimeve të bëra, rreth 30 për qind e grave të ndara në Belpaese, nga mosha 30 deri 55 vjeç, pjesën e parave të caktuara për fëmijët e tyre pas ndarjes nga bashkëshortët e përdorin për mirëmbajtjen dhe trajtimin e pamjes së tyre duke iu drejtuar mjekësisë estetike. Ndër ndërhyrjet më të kërkuara janë ato të rritjes së masës së gjoksit, të buzëve e vitheve, por edhe të hollimit të belit. Me këto ndërhyrje estetike gratë e divorcuara “krijojnë” një trup harmonik, me të cilin ndihen në lartësinë e duhur, ndërsa duken disa vjet më të reja.

Ndër shumë të pëlqyeshmet janë edhe ato të cilat i përkasin rinimit të fytyrës, duke e bërë atë të freskët dhe tepër relaksuese. Metodat që përdorin mjekët e kirurgjisë estetike janë nga më të ndryshmet si: biorivitalizazion të lëkurës, filler, lipofilling, primis, por edhe lifting dhe blefaroplastik.

Gratë që shkojnë te kirurgët janë rreth 50 vjeç, por ka edhe 40-vjeçare, me fëmijë të mëdhenj apo adoleshentë, që pas një momenti hutimi të madh vendosin të reagojnë ndaj ndarjes, duke marrë në “dorë” jetën e tyre: dalin, dëfrehen dhe i dedikohen plotësisht vetes së tyre.

Ky është hapi i parë që ato gjejnë siguri për feminilitetin e tyre, i tejkaluar shumë shpesh prej viteve të martesës ose prej sakrificave në avantazh të familjes, shtatzënisë etj.

E gjithë kjo është më se normale, le të themi fiziologjikisht. Për to, këto janë ndërhyrje tepër përmirësuese jo vetëm për fizikun e tyre, por edhe për besimin në vete. Gratë e divorcuara e rigjejnë freskinë e tyre duke “fshirë” gjithë lodhjen e viteve sakrificë që bashkëshortët e tyre nuk i vlerësuan apo që vetë jeta u tregua e padrejtë për to.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat