A ekzistojnë sytë ngjyrë blu?

Life style

A ekzistojnë sytë ngjyrë blu?

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:29

Të gjithë i duam sytë me ngjyrë, por kjo e vërtetë do t’ju habisë. Nëse mendoni se sytë ngjyrë blu ekzistojnë, atëherë e keni pasur gabim. Në fakt kjo ngjyrë tek sytë është vetëm një “iluzion optik” i natyrës.

Ajo krijohet nga strukturat e brendshme të syrit, të cilat reflektojnë dritat e jashtme duke krijuar iluzionin e ngjyrës blu.
Teorinë për të cilën shumë prej nesh nuk ishin në dijeni, e mbështesin disa studime të realizuara tek fluturat Morpho.

Sipas medies shkencore “Deep Look” në Karolinën e Veriut, flatrat e kësaj fluture kanë një shkëlqim që duket ngjyrë blu, për shkak të fenomenit të njohur si “ngjyrat strukturore”.

Shtesat mikroskopike që ndërtojnë flatrat e këtyre fluturave reflektojnë ngjyrat të jashtme, duke i dhënë ngjyra të ndryshme flatrave të tyre. Ky proces në vetvete bën që gjithçka të jetë një iluzion optik dhe në të vërtetë, flatrat e tyre të jenë të bardha.

I njëjti fenomen është zbuluar nga shkencëtarët që ndodh edhe me natyrë, përfshirë këtu edhe sytë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat