Horoskopi 22 Dhjetor 2014

Life style

Horoskopi 22 Dhjetor 2014

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:56

DASHI 21/3 - 20/4

Sapo të ngriheni nga shtrati do të mendoni se do të keni probleme. Keni shumë punë të pambyllura, por përgjegjësia e të cilave është e gjitha e juaja.

DEMI 21/4 - 21/5

Sot do të kërkoni të jeni më të mirët, më të shpejtët dhe më modernët. Kështu do të lini pas vlera dhe principe, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e projekteve.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Tregohuni të kujdesshëm me fjalët. Shumë gjëra nga e shkuara do t’ju shfaqen para syve sot. Do të ndiheni paksa nervozë sot.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për veten sot është të kujdeseni për shëndetin në mënyrë që të dukeni e të ndiheni sa më të bukur.

LUANI 23/7 - 21/8

Do të mendoni se nuk do të mund t’i mbyllni të gjitha projektet që keni ndër duar, por mos u shqetësoni. Këshillohet të mos shpenzoni sot.

VIRGJËRESHA 22/8 - 23/9

Sot është një ditë e mirë për marrëveshje me virgjëreshat. Mundohuni të përfitoni sepse edhe ju do të shkoni me pushime së shpejti. Mos u dorëzoni deri në fund.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Mendohuni mirë përpara se të flisni nëse keni apo jo interes t’i thoni e t’i shprehni ato që doni të zbrazni nga vetja. Merrini gjërat në duart tuaja.

AKREPI 24/10 - 22/11

Përfitimet që do të merrni nga marrëveshjet e shënuara sot do të jenë të mëdha e juve do t’ju duhet ë uleni të hani çokollata e të relaksoheni.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Nuk është e thënë që bukuria i nënshtrohet standardeve të vjetra, kështu që filloni të ndryshoni mendime. Nëse doni të jeni të rinj në mendje, zemër dhe trup, aktivizohuni.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Mos u përpiqni të kënaqni të tjerët, por kënaquni vetë. Në disa situata do të jetë shumë e vështirë të dialogosh dhe të bësh marrëveshje me ju, sot.

UJORI 21/1 - 19/2

Sot do të mendoni se jeni të aftë të përmbyllni qindra projekte. Fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk do të mund të mbyllni nëse i merrni të gjitha përsipër.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Sot do të gjendeni mes dy situatash krejtësisht të ndryshme, por që do t’jua vështirësojnë marrjen e vendimeve. Do të ishte mirë të favorizonit pak edhe intuitën për të përzgjedhur sot.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat