A e njihni këtë babagjysh?

Life style

A e njihni këtë babagjysh?

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 00:36

George W.Bush u ka bërë një surprizë mjaft të këndshme disa fëmijëve në spitalin e Dallasit.

Ish-presidenti amerikan ishte veshur si një babagjysh dhe u çoi disa dhurata fëmijëve në prag të festave të fundvitit.

Ai vizitoi disa fëmijë që ishin shtruar në këtë spitali dhe ishte pikërisht një prej këtyre familjeve që postoi foton në Facebook.

“E gjeni dot kush i bëri vizitë vajzës sime Emily i veshur si një Santa Klaus? Presidenti Bush!”, shkruante nëna e në vajze e cila vuan nga probleme kardiake dhe u vizitua nga Bush i cili i bëri disa dhurata.

Bush ishte i shoqëruar nga shërbimet sekrete të cilët ishin veshur si drerë për të bërë sa më të pltë ardhjen e “babagjyshit Bush”.

Gjithë presidentët amerikanë në pension kanë shërbim sekret gjatë gjithë jetës së tyre.

Por nëse presidentët e tjerë i përdorin agjentët për t’u mbrojtur, republikani Bush i përdor ata për të argëtuar fëmijët e sëmurë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat