Çmenduria nuk njeh kufi. Mendon se do të jetë e bekuar, ndaj ushqen viçin me gji (video)

Life style

Çmenduria nuk njeh kufi. Mendon se do të jetë e bekuar, ndaj ushqen viçin me gji (video)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 12:36

Indianja Corte Bajaz vendosi që të bëhet “nëna e dytë” e një viçi të vogël që mbeti jetim kohë më parë. Ajo tre deri në katër herë në ditë i jep gji për 46 ditë të “përkëdhelurit” të saj.

“Kur nëna e tij ngordhi, unë e mbajta atë në krahët e mi dhe i dhashë gji. E kam rritur duke e ushqyer me qumështin tim. Sa për mua, nuk ka dallim mes foshnjave dhe viçave”, thotë ajo.

Përveç qumështit, viçit i ka dhënë edhe bukë e ujë, në mënyrë që të rritet e të bëhet edhe më i fortë.

Kujtojmë se në Indi lopa është një kafshë e shenjtë, ndërsa Bajaz beson se do të bekohet sepse po e rritë kështu një viç.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat