Tortë me pandispanjë dhe fruta

Life style

Tortë me pandispanjë dhe fruta

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 01:52

Përbërësit:

- 1 pandispanjë me kakao, e cila është e ndarë në tri pjesë, të përgatitur një ditë më parë (me recetën bazë miell, sheqer, vezë)

Për të aromatizuar dhe zbutur fletët e pandispanjës:

- 100 gr sheqer

- 3 lugë gjelle liker pjeshke ose kajsie

-xhelatinë nga pelteja e frutave

për kremin:

- 800 gr gjysma pjeshkash komposto të ziera me sheqer

- 450 gr kos

- 140 gr sheqer

- 150 gr pure manaferrash (manaferra të grira në blender)

- 400 ml krem qumështi (pana bio)

- 4 lugë gjelle marmelatë manaferrash

- 100 g manaferra

- 1 pako sheqer pluhur për të krijuar pjesën lart të tortës

- 250 ml lëng manaferrash përzier me ujë që mos të dalë shumë i errët, pasi i humbet bukuria tortës.

- 100 gr çokollatë të zezë bio e grirë

Përgatitja:

Në fillim përziejmë sheqerin me likerin dhe me një furçë kuzhine lyejmë të tria fetat e pandispanjës. Zbusim xhelatinën në ujë të vakët.

Rrahim kosin me sheqerin dhe e përziejmë me purenë e manaferrave.

Shtojmë aty edhe xhelatinën e tretur plotësisht. Xhelatinën e tresim në një tenxhere të vogël me pak nga uji që zbutëm dhe kur të jetë tretur, hedhim pak nga masa e kosit që të ftohet pak përpara se ta hedhim të gjithën. Kështu nuk krijohen kokrra në krem.

Masën e vëmë në frigorifer të ftohet pak dhe sapo fillon të trashet kremi, e përziejmë me 300 gr krem pana të rrahur, pasi 100 gramë të tjerë na duhen për zbukurimin jashtë.

Shtrojmë fletën e parë të pandispanjës dhe vendosim pjeshkat bukur përmbys në të gjithë sipërfaqen.

Hedhim kremin, më shumë se gjysmën, pastaj shtojmë edhe një fetë pandispanje dhe përsëri kremin e mbetur mbi të.

E mbyllim me pandispanjë dhe e lyejmë me reçelin e manaferrave. Lyejmë anët me krem pana të rrahur, pra me atë që na ngeli (100 gr).

Vendosim frutat. Tani bëjmë lëngun që krijon shtresën lart, e cila i jep tortës shkëlqim dhe bukuri, si dhe bën izolimin e frutave që të mos prishen. Për këtë mund të përdorni karamele të shkrirë ose pelte frutash, sipas dëshirës.

Tortën e vendosim në frigorifer përpara se ta shërbejmë. Të paktën një orë do të ishte mirë, pasi merr më shumë shije duke ndenjur pak. Në pjesët anësore i vendosim bajame të qëruara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat