Babai në prag vdekje, kërkon ndihmë për vajzën me kancer

Life style

Babai në prag vdekje, kërkon ndihmë për vajzën me kancer

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 00:55

Një baba në prag vdekje ka vendosur të mbledhë 500 mijë paund për të shpëtuar jetën e vajzës së tij të vogël e cila vuan nga kanceri.

Tom Attwater, 32 vjeç, po lufton me kancerin në tru, por teksa shëndeti i tij sa vjen edhe përkeqësohet, ai ka kërkuar që të mbledhë fonde për vajzën e tij të vogël, Kelli, 5 vjeç.

5-vjeçarja është duke u trajtuar pasi vuan nga kanceri. Pasi mjekët parashikuan që ajo ka gjasa të shërohet, Tom u zotua për të mbledhur 500 mijë paund për të siguruar që vajza të marrë trajtimin mjekësor për të cilin ka nevojë.

Tom, i cili u martua me mamanë e Kellit, Joely, 27 vjeç, tetë muaj më parë, tha se koha e tij po mbaron dhe se shëndeti i tij sa vjen edhe përkeqësohet. Por këtë kohë ai nuk mund ta kalojë në paqe, pa u siguruar që familja e tij të jetë në rregull, dhe që Kelli të ketë një shans për “një jetë të gjatë dhe të lumtur”.

Tom dhe Joely, nga Pattingham, presin një fëmijë në maj. Mjekët thonë se shtatzënia është "e mahnitshme" duke pasur parasysh vështirësitë në trajtimin ndaj kancerit të Tom-it.

"Lindja e fëmijës është në krye të listës së Tom-it dhe ne jemi të dy të lumtur, por është i hidhur fakti që Tom-i di nuk do të jetë për të parë rritjen e të vegjëlve”, thotë Joely sipas Mirror.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat