Shokuese, ja çfarë bën nëna për fëmijën (Video)

Life style

Shokuese, ja çfarë bën nëna për fëmijën (Video)

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 16:55

Dashuria e nënës për fëmijën e saj, nuk mund të përshkruhet dot me fjalë. Të gjithë e kemi ndjerë dhe e kemi kuptuar se çfarë është e gatshme të bëjë një nënë për fëmijën, deri në sakrifikimin e jetës.

Një video tragjike tregon momentin kur një makina përplas pa dashje nënën. Kjo e fundit ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke mbrojtur me turpin e saj të voglin.

Goditja e tmerrshme ndodhi pasi shoferi i makinës, nuk çoi marshin në “indietro”, duke shtypur gazin. Goditja ishte e tmerrshme, nëna u përplas me lokalin nga e cila mësohet se mori plagë të rënda, por nuk dihet nëse arriti të mbijetonte.

Fëmija i saj i shpëtoi pa asnjë dëmtim incidentit. Në ndihmë të dëmtuarve u erdhën menjëherë njerëzit e lokalit dhe ato që gjendeshin pranë. Kjo ngjarje e ndodhur në Kinë, tregon kujdesin që duhet të bëhet gjatë drejtimit të makinës, pasi një gabim i vogël mund të rezultojë fatal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat