Sëmundja seksuale për të cilën femrat rrallë flasin

Life style

Sëmundja seksuale për të cilën femrat rrallë flasin

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 23:25

Miliona gra në botë vuajnë në heshtje nga një sëmundje e dhimbshme, pasi kanë turp të kërkojnë ndihmë. Paralajmërimi vjen nga gjinekologia angleze Geetha Venkat, e cila thotë për "Mail Online" se shumë gra vuajnë nga vaginizmi, një sëmundje e zakonshme, por që rrallë diskutohet.

Ky çrregullim, i cili bën që muskujt vaginalë të kontraktohen në mënyrë të pavullnetshme, njihet ndryshe edhe si “ataket vaginale të panikut”. Ai prek aftësinë e femrave për të duruar penetrimin, ku përfshihet aktiviteti seksual, futja e tamponeve dhe ekzaminimet gjinekologjike. Miliona gra në botë vuajnë prej saj, ndërsa Dr. Venkat thotë se gratë nuk duhet të vuajnë në heshtje. “Vaginizmi është një çështje aq personale, sa prek vetëbesimin e shumë grave”, tha ajo, duke shtuar se “ai nuk është i rrallë dhe mund të trajtohet me kujdesin e duhur”.

Vaginizmi rezulton nga kontratimi i pavullnetshëm i muskujve pubikë, të cilët mbështesin vaginën. Ky refleks bën që muskujt dhe indet në vaginë të kontraktohen në mënyrë të menjëhershme, çka e bën penetrimin tepër të dhimbshëm dhe ndonjëherë, të pamundur. Dr. Venkat shpjegon se shkaku i vaginizmit është një kombinim i faktorëve fizikë dhe jofizikë, të cilët bëjnë që trupi të reagojë para kohe ndaj dhimbjes. Ajo shton se shumë nga klientet e saj që vuajnë nga kjo sëmundje janë rritur në mjedise konservative, ku virgjëria e femrave vlerësohet, ndërsa seksi konsiderohet si i pisët. “Këto ‘mësime jetësore’ janë të vështira të çmësohen dhe mund të ndikojnë rrënjësisht në psikikën tuaj”, thekson ajo.

Trajtmi i vaginizmit mund të bëhet me një terapist seksi ose një terapist kognitiv-bihevjoral, që përpiqet të gjejë shkaqet psikologjike të problemit. Dr. shton se femrat duhet të shpenzojnë më tepër kohë për trupin dhe të jenë më intime me veten. P.sh. femrat mund të përdorin lubrifikantë natyrorë, që ndihmojnë në relaksimin dhe përshtatjen graduale me aktivitetin seksual.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat