Ja e dashura e supozuar e Putinit (Foto)

Life style

Ja e dashura e supozuar e Putinit (Foto)

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:42

Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se është i dashuruar.

Putin, i cili u divorcua nga gruaja e tij, pas 30 vitesh martesë në një konferencë shtypi në 18 dhjetori pohoi se është në një lidhje dashurie.

Putin u përgjigj se “Po, jam i dashuruar”.

Megjithatë presidenti rus nuk e ka shuar kureshtjen dhe të tregojë se cila është e dashura e tij e zemrës.

62 vjeçari, beqari numër 1 i Rusisë thuhet se prej kohësh është në një lidhje me gjimnasten Alina Kabayeva, me të cilën u përfol se do të martohej në vitin 2008.

Putin u divorcua nga bashkëshortja e tij këtë vit, ndërsa vitin e kaluar tha se pas 30 vitesh martesë me Lyudmila-n, çdo gjë mes tyre kishte mbaruar, por ai tha se ata kishin mbetur miq të mirë.

Ndërsa vajza që përflitet si e dashura e re, me të cilën presidenti rus ka ndërmend të martohet ka qenë ish miss dhe ish-gjimnaste me medalje. Ajo është 31 vjeçe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat