Studimi, grekët populli më i palumtur në Evropë, islandezët më të lumtur

Life style

Studimi, grekët populli më i palumtur në Evropë, islandezët më të lumtur

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 15:34

Nga një studim i kryer së fundmi nga Qendra Greke për Statistikat, ka rezultuar se një numër i madh i qytetarëve grekë nuk janë të kënaqur me kushtet e tyre të jetesës.

Sipas hulumtimit rreth 70 për qind e të anketuarve konsideron se kushtet e jetesës dhe të punës në vendin e tyre nuk janë të mira.

Rreth 82 për qind e të anketuarve u shprehen se ndodhen nën presionin material dhe atë shpirtëror. Duke u përgjigjur në pyetjet lidhur me gjendjen politike në vend, 45 për qind e të anketuarve nuk kanë besim tek qeveria, ndërsa 50 për qind besojnë se vitin e ardhshëm gjendja ekonomike në vend do të jetë edhe më e keqe.

Sipas studimit të Eurobarometrit, që transmetohet nga AA, një nga qendrat statistikore në BE, qytetarët e Greqisë, nga 36 vende evropiane, janë populli më i palumtur. Islandezët, në anën tjetër, janë populli më i lumtur, vendin e dytë e ndajnë danezët dhe norvegjezët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat