“Çudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Life style

“Çudirat” që bëjnë femrat kur janë vetëm në shtëpi

Më: 16 dhjetor 2014 Në ora: 16:59

Femrat kanë gjithmonë tendencë që të kurojnë çdo detaj të pamjes së tyre dhe në momentin që dalin nga shtëpia, duan që çdo gjë të jetë perfekte. Por “bota” femërore është pak e çmendur! Mendoni se femrat janë aq të edukuara, elegante dhe të kuruara edhe në momentin që janë vetëm në shtëpi?

Dëgjimi i këngëve pop me volum të lartë, ngrënia e ushqimeve kineze dhe shikimi i serive televizive për adoleshentë, janë disa prej zakoneve të tyre “sekrete”. Zbuloni më poshtë gjithçka që çdo femër beqare bën në shtëpi kur është vetëm.

Ecin me mbathje nëpër shtëpi

Sapo futen në shtëpi, femrat heqin pantallonat! Kjo është gjëja e parë që bëjnë, pasi kanë kaluar një ditë të gjatë pune. Komforti dhe komoditeti janë rregulla që ndiqen shumë nga femrat kur ato janë të lodhura dhe të stresuara.

Hanë thuajse çdo mbrëmje ushqim kinez

Ngrënia në mënyrë të shëndetshme, ekologjike dhe vegjetariane, sigurisht bën shumë mirë për mbajtjen e trupit në formë, por femrat e dinë që ndonjëherë, trupi i tyre ka nevojë për makarona me një salcë të shijshme, patate të skuqura, mish pule me bajame etj. Pra, për to, nuk ka asgjë më të mirë se sa një darkë e ashtuquajtur kineze, për të gjetur lumturinë.

Shohin seriale televizive për adoleshentë

“Dawson’s Creek”, “The O.C.”, “Pretty Little Liars”, “Una mamma per amica”…edhe pse ato i kanë parë të paktën dy herë këto seri, nuk lodhen kurrë që t’i rishohin. Këto lloj serialesh i kthejnë femrat në rininë e tyre të hershme dhe i bëjnë të ndihen mirë.

Dëgjojnë muzikë pop (e përsërisin)

Beyoncé, Britney Spears apo Jennifer Lopez, të gjitha femrat i kanë dëgjuar këngët e tyre të paktën një herë për t’i dhënë “karikimin” e duhur. Sigurisht, kur janë në publik, nuk e rrëfejnë këtë sekret dhe thonë se dëgjojnë gjithmonë muzikë rrok ose klasike. Por ja që në të vërtetë, ato nuk arrijnë t’i rezistojnë muzikës pop.

Provojnë shumë rroba

Dihet që pasioni i çdo femre është shopping-u. Ato kanë shumë këpucë, veshje dhe aksesorë që shpesh nuk arrijnë t’i veshin. Kur ato janë vetëm në shtëpi, krijojnë një rrëmujë shumë të madhe vetëm e vetëm që të zgjedhin veshjen për festën e ardhshme, ose për mbrëmjen e afërt me partnerin. Të gjitha ecin me taka nëpër shtëpi për të provuar ato të rejat, ose për t’u mësuar me to.

Bëjnë selfie seksi

Kur janë vetëm nuk kanë asnjë pranë që mund t’i bezdisë me selfiet e tyre! Ky është momenti më i mirë për to që të bëjnë selfie-t më të bukura dhe më seksi.

Provojnë shprehjet në fytyrë

Nëse mendoni se pozat dhe shprehitë e fytyrës që bëjnë femrat nëpër foto janë natyrale, gaboheni! Pas kësaj ekziston një përgatitje e gjatë, sepse ato bëjnë shumë prova buzëqeshjeje ose qëndrimesh para pasqyrës kur janë vetëm në shtëpi.

Kurojnë trupin

Për femrat, qëndrimi vetëm në shtëpi do të thotë edhe intimitet në maksimum. Ato kanë mundësinë që t’i dedikohen kurimit të trupit me kremra hidratues, smalt, maska për fytyrën si dhe trajtime për flokët. Në këto momente dedikuar bukurisë, femrat nuk kanë kohë për asnjë dhe asgjë tjetër.

Porosisin veshje intime

Sirtarët e biankerive të femrave duken pothuajse si ato të një dyqani. Kanë aq shumë mbathje dhe veshje të tjera intime, saqë harrojnë shumë prej tyre pa i veshur. Megjithatë, ato vazhdojnë të porosisin të tjera me modele e ngjyra shumë të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat