Çfarë kërkon një mashkull nga lidhja

Life style

Çfarë kërkon një mashkull nga lidhja

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 00:50

Ju mund të jeni duke kërkuar pikërisht për të njëjtat cilësi. Nëse ju jeni beqare dhe po pyesni veten se çfarë kërkojnë meshkujt tek një partnere, ne kemi lajme të mirë për ju. Në javën ndërkombëtare të beqarëve, Living po publikon disa statistika nga një studim i realizuar në Amerikë në vitin 2013-të, ku u pyetën mbi 5,000 beqarë se çfarë kërkojnë tek partnerja. Në kundërshtim me besimin që ne kemi, paraqitja nuk ishte në krye të klasifikimit. Në fakt, kur u pyetën se çfarë "duhet" të kishin në një marrëdhënie, 98 për qind e meshkujve u përgjigjën se kërkonin një person i cili ti trajtonte me respekt, 97 për qind një person tek i cili mund të kenë besim, 95 për qind u përgjigjën për dikë me të cilin mund të flasin lirshmërisht për nevojat dhe dëshirat e tyre dhe 91 për qind u përgjigjën për dikë me humor i cili ti bëjë për të qeshur. Këto katër atribute mundin "fizikisht tërheqëse për mua", të cilën e dëshironin 89 për qind e meshkujve. Pra po, tërheqja është ende shumë e rëndësishme, por meshkujt janë gjithsesi të interesuar në cilësi më të thella. Oh, dhe për ju femra që mendoni se meshkujt janë të frikësuar nga suksesi tuaj, studimi tregoi të kundërtën. Rezulton se meshkujt beqar nuk janë të frikësuar nga femrat e shkolluara, intelektuale dhe në karrierë. 90 për qind e meshkujve do të dilnin me dikë që ka një pagë më lartë se ata, 86 për qind u shprehën se do të dilnin më dikë më një edukim më të lartë dhe 87 për qind do të dilnim më dikë më të zgjuar. Kështu që herën tjetër që ju jeni në një lidhje e cila nuk po ecën, kujtoni të gjithë këto sa thamë më lart. Ka meshkuj aty jashtë që po kërkon të njëjtat gjera ashtu si ju.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat